Maqedoni, rritet dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Siç njoftojnë nga LAMM, gjatë pasdites nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjaleve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

The post Maqedoni, rritet dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Në muajin mars 67.7 përqind e shpenzimit të energjisë elektrike është prodhim vendor

Në mars të këtij viti në ven janë harxhuar gjithsej 694.462 megavat orë energji elektrike, 11.81 metër katror gaz, 585.641 tonë vajra dhe 81.634 derivate të naftës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, 67.7 përqind e shpenzimit të energjisë elektrike është e prodhimit vendor, ndërsa 96.1 përqind e shpenzimit të vajrave janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/

The post Në muajin mars 67.7 përqind e shpenzimit të energjisë elektrike është prodhim vendor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Qëndroi për gjysmë ore në një vend të rrezikshëm, për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu apartamentin e tij (Video)

Ky është momenti dramatik kur një burrë u shpëtua duke qëndruar në një parvaz i ngushtë jashtë apartamentit të tij, pasi ai ishte bllokuar për gjysmë ore duke u përpjekur për t’i shpëtuar një zjarri në apartament.

Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, burri gjysmë i zhveshur qëndron në parvazin 30 centimetra në Romë ndërkohë që flakët dhe tymi dalin nga dritarja.

Besohet se zjarri nisi pasi kishte një lidhje të shkurtër në kuzhinën e tij, sipas raporteve të medias lokale.

Në pamundësi për të ikur nëpër bllokun e banesave, banori vendos se rruga e vetme për sigurinë është që të kalojë gjysmë ore në një pjesë të rrezikshme.

Pasi qëndron aty i shtrirë me durim për 30 minuta, shërbimi i zjarrfikësve arrin dhe fillon spërkatjen nga toka. /Telegrafi/

The post Qëndroi për gjysmë ore në një vend të rrezikshëm, për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu apartamentin e tij (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Plagët kurrë nuk duhet shpëlarë me alkool dhe raki: Mjekët zbulojnë përse nuk bën!

Prerjet apo plagët nuk do të infektohen nëse i trajtojmë drejt, thonë mjekët e praktikës së përgjithshme

Kjo do të thotë që duhet shpëlarë me ujë të ftohtë dhe të pastër, kohë pas kohe të mbrohen me gazë dhe të mos irritohen me alkool dhe mjete kimike, transmeton Telegrafi.

Shkaktari kryesor për infektimin e plagëve është moskujdesi higjienik dhe përdorimi i mjeteve joadekuate për dezinfektim.

Nëse plaga nuk është e thellë dhe mjeku nuk ka konstatuar se duhet bërë lidhja, nuk duhet mbështjellë, as përdorur gazë, në mënyrë që të mos krijohen baktere.

Plagën duhet mbrojtur me gazë vetëm nëse e mbulojmë me rroba, kur punojmë punë shtëpie apo gjendemi në ambient në të cilin ka shumë pluhur.

Plaga e cila rrjedh gjak nuk duhet shpëlarë me alkool, raki as nuk duhet shëruar me kurrfarë “metodash shtëpiake”, sepse jo vetëm që irritojnë lëkurën, por mund të jenë edhe të rrezikshme.

Kur vëmë alkool në plagën e cila rrjedh gjak, enët e gjakut zgjerohen dhe mund të shkaktojnë kundërefekt. Alkoolin mund ta përdorim vetëm për të dezinfektuar lëkurën përreth plagës.

Shpejtësia e shërimit të plagës varet nga organizmat dhe aftësia e saj që të shërohet.

Nuk duhet të përdoren mjete për dregëzim të plagës ngarkim të lëkurës me mjete kimike krye në vete, por ekskluzivisht në rast se rekomandon mjeku. /Telegrafi/

The post Plagët kurrë nuk duhet shpëlarë me alkool dhe raki: Mjekët zbulojnë përse nuk bën! appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Johnny Depp sërish e akuzon ish-gruan: Unë isha viktimë, Amber ushtronte dhunë ndaj meje

Johnny Depp është duke e akuzuar ish-gruan e tij, Amber Heard, për keqpërdorimin e deklaratës së tij, si pjesë e padisë për shpifje prej 50 milionë dollarësh.

“Unë i kam mohuar pohimet e zonjës Heard qëkur ajo i bëri ato në maj 2016, kur erdhi në gjykatë për të marrë një urdhër të përkohshëm unë isha i tëri i mavijosur nga plagët që kam marrë. Unë kurrë nuk kam abuzuar me znj. Heard ose ndonjë grua tjetër”, ka thënë ai.


Të gjitha lajmet nga Johnny DeppTë gjitha lajmet nga Johnny Depp

Sipas Depp, ajo ishte autorja e krimit, pasi gjatë gjithë kohës më ka shkaktuar dëme të mëdha, madje edhe lëndime trupore.

Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto:Mike Marsland/WireImage/)

“Ajo ishte autor i krimit dhe unë isha viktimë. Heard ka kryer veprime të panumërta të dhunës në familje kundër meje, shpesh në prani të një dëshmitari të tretë, gjë që në disa raste më shkaktoi dëmtime të rënda trupore”, ka thënë Johnny.

Avokati i Heard, Eric George, i mohoi akuzat ndaj aktores. “Prova në këtë rast është e qartë, Johnny Depp po vazhdon me të njëjtin ritëm. Përpjekjet gjithnjë e më të dëshpëruara nga z. Depp dhe mundësitë e tij për të ringjallur karrierën”, shton më tutje George. /Telegrafi/

The post Johnny Depp sërish e akuzon ish-gruan: Unë isha viktimë, Amber ushtronte dhunë ndaj meje appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Valton Krasniqi dha iftar për 1000 persona

Valton Krasniqi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor para fansave.

Megjithatë këngëtari prizrenas është mjaft aktiv në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Por, gjatë ditës së djeshme ka bërë një veprim që vlen për t’u marrë shembull nga të gjithë personalitetet të ndryshme.

Këngëtari ka dhënë 1000 iftare me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit për të gjithë njerëzit në nevojë.

Këngëtari ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në duar duke bartur pitalka.

Ndryshe, ai këtë aksion e ka marrë në qytete të ndryshme të Kosovës duke përfshirë edhe vendlindjen – Prizren. /Telegrafi/

The post Valton Krasniqi dha iftar për 1000 persona appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Vetëvendosje mohon akuzat e PDK-së për tregtim votash me Listën Serbe

Kandidati i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, i ka quajtur shpifje akuzat e kundër kandidates së tij nga PDK-ja, Gonxhe Çaushit, e cila tha se partia e tij ka tregtuar vota bashkë me Listën Serbe.

“Akuzat e PDK-së janë qesharake, nuk ka asgjë të vërtetë. Këto janë fabrikime të tyre”.

“Nuk ka shansa që ne të kemi bashkëpunuar me Listën Serbe për të tregtuar vota. Gjasa është zero për qind, këto janë vetëm rrena. Kjo është shpifja më e ulët që është bërë”.


PDK shpreh shqetësim për votimet në veri - VV dhe Lista Serbe po tregtojnë votaPDK shpreh shqetësim për votimet në veri – VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

Atiq tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem, njofton klankosova.

“Sipas informatave që i kemi nuk ka pasur parregullsi. Por në disa vendvotime që kanë votuar me dokumente të Serbisë, por pas orës 12:00 është marrë një vendim ad hoc dhe është ndaluar votimi përmes tyre”.

The post Vetëvendosje mohon akuzat e PDK-së për tregtim votash me Listën Serbe appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Napolit i kthehen lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Interit

Lorenzo Insigne dhe Dires Mertens janë kthyer nga lëndimet te Napoli para përballjes me Interin, por David Ospina dhe Adam Ounas janë ende jashtë.

Ndeshja që zhvillohet të dielën nga ora 20:30, do të jetë tejet e rëndësishme për nerazurët, që luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, e që aktualisht janë në të tretin me një pikë më shumë se Atalanta në të katërtin.

Napolitanët tashmë e kanë siguruar vendin e dytë, por që do të mundohen ta rrezikojnë Interin për kualifikimin në garën më të madhe për klube në Evropë, e që do të përballen në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Napoli vs Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Isnigne dhe Mertens janë rikthyer nga lëndimet, por Ounas, Amadou Diaëara dhe Vlad Chiriches nuk janë rikuperuar ende.

Portieri Ospina është ende në Kolumbi, për shkak të një rasti në familje, ndërsa në vend të tij do të startojë 18-vjeçari Joao Pedro Piai, që luan aktualisht në skuadrën e të rinjve.


Të gjitha lajmet nga Serie ATë gjitha lajmet nga Serie A

Skuadra e Napolit për t’u përballur me Interin: Orestis-Spyridon Karnezis, Alex Meret, Joao Pedro Piai; Raul Albiol, Kevin Malcuit, Faouzi Ghoulam, Sebastiano Luperto, Nikola Maksimovic, Mario Rui, Elseid Hysaj, Kalidou Koulibaly; Joe Allan, Simone Verdi, Piotr Zielinski, Fabian Ruiz, Jose Maria Callejon; Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Arkadiusz Milik, Amin Younes. /Telegrafi/

The post Napolit i kthehen lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Interit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Filipçe: Mungojnë 350 mjekë amë, subvencione për specializime për mjekësi familjare

Ministri i Shëndetësisë në shënimin e Ditës së mjekut familjar dhe se “jemi të ballafaquar me mungesë në nivel primar në disa rajone të vendit. Numrin e mjekëve të cilët mungojnë dëshirojmë ta përmbushim përmes subvencioneve të specializimit në mjekësinë familjare për secilin mjek të ri i cili do të shfaq interes.

Filipçe thotë se viti 2020 do të jetë vit në të cilin theks do të vendoset në shëndetësinë primare përmes rritjes, intervenimit në kompensimin e pagesës, por edhe në kontrollin dhe përdorimin e mjeteve me qëllim, siç tha ai, ato të përdoren mirë dhe të zbatohen programet parandaluese te qytetarët tanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore primare dëshirojmë të zbatojmë edhe disa modele të cilat i rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë, së pari lejimin që mjekët primarë, gjegjësisht organizatat e tyre, të grupohen dhe në këtë mënyrë të kenë mundësi që të japin shërbim për sa më shumë pacientë. Kjo para së gjithash vlen për rajonet ku kemi mungesë të mjekëve amë dhe ajo për çka ende flasim është zgjidhja të cilën jemi shumë afër që ta gjejmë, e ajo është se si të transferohen pacientët të cilët për shkak të shkuarjes në pension të ndonjë mjeku në njëfarë mënyre mbesin pa mjek amë”, thotë Filipçe.

Ai informon se numri i përgjithshëm i mjekëve amë i cili mungon në vendin tonë është rreth 350. Thotë se mjekët e rinj nuk janë të interesuar që të punojnë si mjekë primarë, e aq më pak që të specializojnë mjekësi familjare para së gjithash, siç tha, për atë se ajo tani është prezent vetëm si specializim privat.

“Vlerësojmë se me këtë që shteti do ta subvencionojë specializimin ata do të dëshirojnë që së pari të edukohen dhe të punojnë në nivel primar në mbrojtjen primare. Në mënyrë shtesë dëshirojmë të lejojmë që në vetë shtëpitë e shëndetit përveç modelit me koncesion, siç është tani, të pranojmë mjekë të cilët do të jenë specialistë të mjekësisë familjare dhe do të punojnë si mjekë amë, e ndërmarrim si shtet përgjegjësinë që të sigurojmë mbrojtje shëndetësore në nivel primar edhe krahas asaj që në disa rajone në këtë moment, sipas modelit të tanishëm, nuk ka interes që mjekët të punojnë si mjekë amë”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Filipçe: Mungojnë 350 mjekë amë, subvencione për specializime për mjekësi familjare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Arijanet Muriqi vlerësohet nga goal.com, futet në formacionin më të mirë të vitit nën 21 vjeç: Debutoi me Kosovën dhe fitoi titullin me Cityn

Arijanet Muriqi është portieri i parë i Përfaqësueses së Kosovës.

Portieri shtatlartë ka debutuar me Përfaqësuesen kosovare në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Këtë edicion Muriqi ka qenë portier i dytë i Manchester Cityt ku ka mbrojtur në Kupën EFL.

Nga gjashtë paraqitjet, Muriqi ka qenë titullar në pesë prej tyre në të cilin City triumfoi në këtë garë.

Muriqi duke u lavdëruar nga bashkëlojtarët pas dy pritjeve të penalltive ndaj Leicester Cityt. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

E portali i njohur evropian ‘Goal.com’, ka bërë formacionin e vitit në Angli me lojtarët nën 21 vjeç, ku në mesin e 11 më të mirëve është edhe portieri shqiptar.

“Ka qe një edicion i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare ka zgjedhur të luaj dhe më pas debutoi për Kosovën. Ai fitoi Ligën Premier me Manchester Cityn”.

“Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë në EFL Cup. Muriqi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për ta fituar këtë trofe. Ai ka mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar vetëm një gol e duke pritur dy penallti në çerekfinale ndaj Leicester Cityt”, thuhet në përshkrimin e Goal për Muriqin.

Arijanet Muriqi. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, Foyth, Gomez e Ryan Sessegnon.

Në mesfushë janë Declan Rice, David Brooks e Matteo Guendouzi, ndërsa faza e sulmit është me yje si Marcus Rashford, Richarlison e Dwight McNeil. /Telegrafi/

The post Arijanet Muriqi vlerësohet nga goal.com, futet në formacionin më të mirë të vitit nën 21 vjeç: Debutoi me Kosovën dhe fitoi titullin me Cityn appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com