comment Add Comment

PSG po mendon të zgjasë kontratat e Messit dhe Ramosit, argjentinasi nuk do të vendos njëherë

PSG ka filluar punën për rinovimin e kontratave për Lionel Messin dhe Sergio Ramosin, që po tregojnë nivel të lartë këtë vit.

Dyshja që ishin rival të mëdhenj, tani ndajnë dhomën e zhveshjes në Paris, edhe pse të dy kishin sezonin e parë shumë të dobët me klubin nga Ligue 1.

Tani të përshtatur më mirë me mjedisin, Messi dhe Ramos e kanë nisur mirë sezonin.

3-4-1-2 i Christophe Galtier duket se u përshtatet shumë yjeve të PSG-së, me Messin që shënoi katër gola dhe asistoi shtatë herë.

Sipas L’Equipe, PSG me drejtuesin sportiv, Luis Campos po konsiderojnë të zgjasin marrëveshjet e lojtarëve.

Të dyve u skadon kontrata verën e ardhshme dhe Campos do t’u ofronte atyre një zgjatje për një vit.

Në rastin e Messit, ka të ngjarë që e ardhmja e tij të vendoset në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Argjentinasi është i fokusuar në Kampionatin Botëror i tij mund të jetë i fundit për të. /Telegrafi/

The post PSG po mendon të zgjasë kontratat e Messit dhe Ramosit, argjentinasi nuk do të vendos njëherë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Nënkryetarja e Prishtinës i drejtohet Kurtit: Uleni në tavolinë edhe SBASHK-un, gjejeni zgjidhjen

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që të ulet në tavolinë me përfaqësuesit e SBAShK-ut për gjetjen e një zgjidhje, pas situatës me grevën që është krijuar në vendin tonë.

“Edhe një e hënë tjetër iku e nxënësit tanë vazhdojnë në shtëpi. Por, jo të gjithë nxënësit. Vetëm ata që ndjekin shkolla publike. Vetëm ata që nuk munden me e përballu shkollimin privat. Çfarë po bëjmë? Po e theksojmë ndarjen e klasave: kush ka e kush nuk ka? Çfarë po presim? Kush po dorëzohet i pari? Kush po del më “i forti”? Trishtuese”, shkroi ajo me anë të një postimi në Facebook.

Ajo i kërkoi shefit të qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje, pasi sipas saj, fitohet udhëheqësia dhe nuk lihen në faj vartësit.

“Kryeministër, uleni në tavolinë edhe SBASHK-un. Gjejeni zgjidhjen. Prandaj fitohet udhëheqësia. Nuk lihen në faj vartësit. Nuk pritet në pafundësi zgjidhje nga poshtë. Nuk kemi nevojë për drama të reja. Të sigurohemi që të hënën tjetër dhjetra mijëra nxënës e fillojnë ditën në banka të shkollës sikurse shokët e shoqet e tyre në shkolla private”, përfundoi ajo.

The post Nënkryetarja e Prishtinës i drejtohet Kurtit: Uleni në tavolinë edhe SBASHK-un, gjejeni zgjidhjen appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Incident në ndeshjen Prishtina-Peja, pak pa u mbyllur takimi

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës pak pa u mbyllur ndodhi një incident.

Kur kishin mbetur edhe pak sekonda, Rodney Purvis nguliti topin në kosh për rezultatin 76:70 në të mirë të Pejës.

Një tifoz i Prishtinës hyri në parket dhe iu vërsul Purvisit, por nuk e prekur lojtarin, duke krijuar një tollovi.

Pas kësaj kishte edhe të tjerë shikues që kanë tentuar të hyjnë në parket, por që janë ndalur nga zyrtarët.

Nuk munguan as hedhjet e gjësendeve në fushë.

Me rezultati 76:70 në të mirë të Pejës, u zhvilluan edhe tre sekondat që kishin mbetur pa u zhvilluar. /Telegrafi/

The post Incident në ndeshjen Prishtina-Peja, pak pa u mbyllur takimi appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Interi merr tri pikë me shumë vuajtje ndaj Torinos

Interi ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli edhe shumë raste, me Torinon që ishte më e rrezikshme.

Në minutën e 20-të ishte Nikola Vlasic që gjuajti bukur, por Samir Handanovic bëri pritje të madhe.

Edhe në pjesën e dytë Torino e nisi më mirë me Antonio Sanabria   që rrezikoi, por Handanovic ishte në vend.

Në minutën e 57-të, Ricardo Rodriguez i Torinos gjuan bukur, por sërish Handanovic ishte në vend.

Interi u këndell vetëm në 15 minutat e fundit, kur Milan Skriniar kishte rastin e parë, por portieri ishte në vend.

Pas tij ishte radha e Lautaro Martinez, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 89-të në skenë doli Marceo Brozovic, i cili mori një pasim të bukur nga Nico Barella, për të shënuar për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi mori fitoren e katërt në Serie A. /Telegrafi/

The post Interi merr tri pikë me shumë vuajtje ndaj Torinos appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Shkollat në Maqedoni kanë nisur kursimin e energjisë elektrike

Kompjuterë të fikur, kondicioner që nuk punojnë e korridore thuajse të errësuara. Në këtë mënyrë shkollat kanë nisur të kursejnë energjinë elektrike pas rekomandimeve tashmë të miratuara nga Qeveria. Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” thanë për Alsat se hapësirat e shkollës vazhdimisht po mbikëqyren nga punonjës të posaçëm të cilët kontrollojnë çdo pajisje që ka të bëj me energjinë elektrike.

“Drejtori i shkollës ka angazhuar dy punëtor të shkollës të cilët janë mbikëqyrës, e kontrollojnë dhe e vëzhgojnë shkollën tërë kohës për të parë nëse llambat janë të fikura apo të ndezura, kondicionerët assesi të punojnë. Po ashtu edhe kompjuterët kontrollohen, në fund të ditës mbyllen dhe nuk janë në përdorim. Përmes kujdestarëve të klasave janë të informuar edhe nxënësit e shkollës që mos të kyçin dritat ose llambat”, tha Ajshe Beqiri, Gjimnazi “Zef Lush Marku”.

Visar Durak, drejtor i shkollës profesionale “Cvetan Dimov” pranon se ky dimër do të jetë i vështirë. Për të zbutur shpenzimet e energjisë, drejtori tha se janë zëvendësuar të gjitha dritat e zakonshme me ato LED.

“Kondicionerët, në klasat ku nuk kemi nevojë për ftohje në këtë rast i kemi ndal, njeëtë edhe kompjuterët. Për shkak se më tepër kompjuter përdoren në lëndën e informatikës jemi mundu me profesorët e informatikës ti përdorin sa më optimal. Kemi bë organizim rreth ndriçimit, duhet të kemi parasysh se ndriçimi në mbrëmje mund të na duhet për shkak të kamerave se aty ku s’kemi drita kamerat nuk mund të punojnë. Sa I përket shkollës tonë çdo vit kemi bë ndryshime, sidomos në ndriçimin ku në shumicën e klasave dhe korridoreve janë dritat LED”, shtoi Visar Durak, shkolla profesionale “Cvetan Dimov”.

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e detyrueshme për kursimin e energjisë elektrike në institucionet shtetërore. Parashikohen sanksione për drejtuesit nëse nuk respektohen masat, gjegjësisht nëse një institucion nuk kursen 15 për qind të energjisë elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar./Alsat/

The post Shkollat në Maqedoni kanë nisur kursimin e energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, gjykatësi urdhëron prokurorinë të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë deri më 18 nëntor

Në konferencën e 14 mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatësi urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras.

Gjithashtu, ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale dhe ka urdhëruar mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë, deri më 7 tetor 2022.

“Urdhëroj në bazë të rregullës 95 2e të rregullores, mbrojtjen që deri më 18 nëntor 2022 të bëjë njoftim nëse ka ndërmend të ngrejë kundërshtime në lodhje me materiali e nxjerrë, për aq sa është e mundur. Urdhëroj ZPS-në të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 një njoftim në dosjen e çështjes se kur redaktimet në aktakuzë planifikohen të hiqen në përputhje me sistemin aktual të masave mbrojtëse. Urdhëroj ZPS-në të dorëzojë një listë të përkohshme dhe paraprake të 40 dëshmitarëve të parë që synon t’i thërras në gjykim deri më darën 18 nëntor 2022”, ka thënë gjykatësi i procedurës paraprake, transmeton KP.

Mbrojtja e Kadi Veseli ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi brenda Qeverisë së Kosovës, i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes, për ndihmë dhe informacion. Sipas mbrojtjes, kjo pikë kontakti do të ishte e dobishme, në veçanti, tani kur po afrohet fillimi i gjykimit. Gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Zyra Administrative që të kontaktojë me autoritetet përkatëse në Kosovë për të gjetur një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

Nga mbrojtja e Veselit kanë thënë se një kërkesë e tillë ka dalë gjatë punës së përgatitjes së mbrojtjes.

“Kjo kërkesë doli përgjatë punës së përgatitjes sonë, kemi një sërë kërkesash së rregullës 102 që janë gati të dërgohen autoriteteve përkatëse në Kosovë, para se ta bënim menduam se ishte më vend ta linim këtu çështje këtu, edhe për shkak të vëllimit të informacionit në këtë gjykim, që ka shumë gjasë të prodhojë një numër shumë të madh kërkesash që do të thotë se do vërshojë dhe do të përdorë shumë burimet e mbrojtjes dhe gjyqësorit. Ka edhe kuptim për të transmetuar informacionin konfidencial. Këto janë arsyet kryesore pse lindi kjo kërkesë, mendojmë se do të ishte shumë efikase të kishim një pikë kontakti të vetme i cili do të mbledh të gjitha kërkesat e mbrojtjes në këtë drejtim, dhe mendoj që është veçanërisht dobishëm sepse po i afrohemi fillimit të gjykimit e na duhet informacion që do të shërbejë si bazë e këtyre kërkesave, 30 ditë përpara se të vijë dëshmitari për të dhënë dëshmi”, ka thënë avokati Strong, pjesë e ekipit të mbrojtjes së Veselit.

E avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se është e nevojshme që gjykata të kishte një sallë ku do të vendoseshin dosjet që zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka marrë nga autoritetet kosovare.

“Problemi ynë është që kur kemi shkuar të autoritetet kosovare dhe kemi kërkuar dosje për çështjet penale na kanë këshilluar që kopjet fizike t’i jepeshin ZPS-së për një sërë materialesh që kemi kërkuar dhe këto materiale këto kopje fizike tashmë janë në zotërim të ZPS-së, tani për të marrë këto informacione, këto materiale nga autoritetet e Kosovës do të ishte më mirë që gjykata të kishte një sallë këtu, një zyrë ku ZPS të vendosë të gjitha dosjet që ka marrë nga autoritetet kosovare në mënyrë që edhe ne t’i shihnim, dhe nëse ka nevojë të fotokopjojmë diçka nga ato”, ka thënë Kehoe.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka ftuar Zyrën Administrative të kontaktojë autoritetet përkatëse dhe të gjendet një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje pa pasur nevojë të lëshohet urdhër.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet në fund të muajit tetor.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, gjykatësi urdhëron prokurorinë të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë deri më 18 nëntor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Zjarr në Korfuz, digjen plotësisht katër skafe

Katër varka me vela janë përfshirë nga flakët në portin e Gouvias në Korfuz, ku në rrethana ende të paqarta një mjet lundrues që ishte ankoruar shpërtheu në flakë rreth orës 16:00 këtë të mërkurë.

Një forcë e madhe e zjarrfikësve ka shkuar në zonë për makina të shuar flakët. Porti në fjalë, është një nga më të rëndësishmit në Greqi, pasi ka një kapacitet prej 960 varkash.

Sipas informacioneve të deritashme, katër skafet që u ankoruan dhe morën flakë janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën 15 varka që ndodheshin në marinë u larguan nga pronarët e tyre./tch/

The post Zjarr në Korfuz, digjen plotësisht katër skafe appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Truss si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar: Së bashku mund të dalim nga stuhia

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss mbajti fjalimin e saj të parë.

Ajo e nisi fjalimin duke thënë: “Sapo pranova ftesën dashamirëse të Madhërisë së Saj për të formuar një qeveri të re.

Më pas Truss përmendi ish-kryeministrin Boris Johnson.

“Boris Johnson dorëzoi Brexit, vaksinën Covid dhe iu kundërvu agresionit rus. Historia do ta tregojë se ai është një kryeministër që bëri punë jashtëzakonisht të mëdha. Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi në një moment jetik për vendin tonë”, tha ajo.

“Vendi ynë u ndërtua nga njerëz që i bëjnë gjërat”, tha Truss.

Ajo theksoi se duke qenë bashkë, Britania mund të dalë nga situata e keqe që po kalon.

“Jam e bindur se së bashku mund të dalim nga stuhia, mund të rindërtojmë ekonominë tonë dhe mund të bëhemi Britania moderne e shkëlqyer që unë e di se mund të jemi”.

Tri prioritetet e saj janë: energjia, ekonomia dhe shërbimet shëndetësore.

Kryeministrja tha se do të sigurohet që njerëzit të mund të marrin konsultat me mjekët dhe shërbimet shëndetësore që iu nevojiten.

Liz Truss tha se ajo që e bën Mbretërinë e Bashkuar të madhe është besimi themelor në liri, sipërmarrje dhe lojë të ndershme.

“Publiku britanik ka treguar guxim dhe vendosmëri herë pas here dhe ne tani përballemi me erërat e kundërta globale të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe Covidi”, shtoi ajo.

Mbështetësit e Liz Truss duartrokitën dhe brohoritën ndërsa ajo mbante fjalimin.

Por agjencia e lajmeve PA thotë se jashtë kordonit të sigurisë të Downing Street disa protestues luajtën muzikë me zë të lartë, duke përfshirë këngën Mad World të shkruar nga “Tears for Fears”.

Këndimet e protestuesve dhe një bori ajri mund të dëgjoheshin ndërsa Liz Truss mbajti fjalimin e saj.

The post Truss si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar: Së bashku mund të dalim nga stuhia appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Nesër do të zbulohet emri i kryeministrit të ri britanik, Truss premton masa urgjente ekonomike

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Trus, ka deklaruar se do të fillojë me hapa urgjent në javën e parë që arrin në pushtet – për t’u ballafaquar me çmimet e larta të energjisë elektrike – duke rritur kështu kapacitetet prodhuese.

Ajo këtë premtim e bëri nëse qytetarët britanikë ia japin besimin që të bëhet kryeministre e vendit, në kohën kur Johnson po shijon ditën e fundit si kryeministër i Britanisë, transmeton Telegrafi.

Pritet që Partia Konservatore që është në pushtet të emëroj  Trussin si lideren e tyre për kryeministre të Britanisë së Madhe, në kohën kur vendi po parashikohet të ballafaqohet me recesion, inflacionin dyshifror dhe problemet industriale.

Është një listë e gjatë e sfidave të shumta që e presin liderin e ardhshëm që do ta zëvendësojë Boris Johnsonin. Truss ka thënë se do të jetë sypatrembur në zgjidhjen e problemeve të ekonomisë, duke ritheksuar premtimin se do të shkurtojë dukshëm listën e problemeve me të cilat po ballafaqohet ky vend.

Gjatë një interviste dhënë për Sunday Telegraph, ajo tha se e kupton se sa e thellë është kriza dhe kostoja e lartë e jetesës për britanikët – duke premtuar se do të marrë masa që do të jenë vendimtare për t’i siguruar një jetë më të mirë familjeve dhe kompanive që t’i mbijetojnë dimrit të shumëpërfolur.

“Nëse zgjidhem, planifikojë që në javën e parë të administratës time të përcaktoj hapat emergjent lidhur me faturat e energjisë dhe furnizimin me energji”, shtoi ajo.

Sunday Times ka cituar burime në ministrinë e Financave, që kanë thënë se shpenzimet e planit të Truss do të mund të tejkalonin shumën prej 100 miliardë funte (115 miliardë dollarë), ku shumica prej tyre do të siguroheshin nga qeveria.

Gjatë një interviste dhënë për BBC kohë më parë, Truss ka refuzuar të japë detaje – duke thënë se nuk është në rregull të hyjë në strategjinë e saj precize para se ta merr detyrën. Madje nuk e ka komentuar as shifrën prej 100 miliardë funteve. /Telegrafi/

The post Nesër do të zbulohet emri i kryeministrit të ri britanik, Truss premton masa urgjente ekonomike appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Sulmi ndaj Muratit – zyrtarët e qeverisë i dalin në mbështetje ministrit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, këtë të shtunë është gjuajtur me miell nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ndonëse ai vendosi të mos reagojë, as në vendin e ngjarjes e as në rrjete sociale, disa prej kolegëve të tij i kanë dalë në mbrojtje.


PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati
PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, në profilin e tij në Facebook shkroi se “ia heq kapelën” ministrit Murati për qëndrimin siç e quajti ai, dinjitoz karshi këtij veprimi.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.  Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.

Ndërsa, Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e quajti veprim huligan atë të aktivistëve të PSD-së.

“Të sulmosh ministrin Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan”.

“E kur mungojnë parimet, idetë dhe kauza, ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plotë urrejtje”, shkroi ai në Facebook. /Telegrafi/

The post Sulmi ndaj Muratit – zyrtarët e qeverisë i dalin në mbështetje ministrit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com