comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zyrtare: Mkhitaryan i bashkohet përfundimisht Romës

Arsenali ka njoftuar se Henrikh Mkhitaryan i është bashkuar Romës në mënyrë permanente.

Anësori armen ishte i huazuar te skuadra italiane për një sezon, derisa The Gunners e rikthyen atë me të përfunduar edicioni.

Por, Arsenali bëri të ditur se me një marrëveshje të dyanshme me lojtarin, vendosën që të ndërprisnin kontratën.

Kjo gjë i lejoi Mkhitaryanit që t’i bashkohet Romës përfundimisht.

Armeni ishte transferuar te Arsenali nga Manchester Unitedi në janarin e vitit 2018, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Alexis Sanchezin.

Ty dy lojtarët dështuan të tregonin vetën në skuadrat përkatëse, derisa kiliani është pjesë e Interit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mkhitaryan i bashkohet përfundimisht Romës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com