comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zyrtare: Gattuso zëvendëson Ancelottin te Napoli

Napoli ka konfirmuar se Gennaro Gattuso është trajneri i tyre i ri.

Skuadra italiane njoftoi se ish-trajneri i Milanit e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin që u shkarkuar mbrëmë.

Presidenti Aurelio de Laurentiis i ka dëshiruar mirëseardhje Gattusos në llogarinë e tij në Twitter: “Mirëserdhe Rino!”.

Derisa legjenda italiane ka thënë se është i gatshëm që ta drejtoj skuadrën dhe nuk ka frikë nga asgjë.

“Nuk kam frikë nga asgjë. E di se do të punoj me njerëz me përvojë. Shpresoj që marrim rezultate të mira”, ka thënë Gattuso.

“Jam i gatshëm që të jap 100 % dhe të shpërblej besimin e presidentit. Skuadra e di vetën se ku është dhe ne duhet të punojmë shumë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Gattuso zëvendëson Ancelottin te Napoli appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com