comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zyrtare: Cedric Soares, lojtar i ri i Interit

Interi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit portugez, Cedric Soares nga klubi anglez, Southampton.

Vetëm para disa ditësh filloi të qarkullojë emri i mbrojtësit portugez si i preferuar i drejtuesve të Interit dhe nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur transferimi.

Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka kompletuar me sukses huazimin e Cedric Soares nga Southamptoni.


Cedric Soares në Itali për të mbyllur transferimin: Jam i lumtur, forca Inter!Cedric Soares në Itali për të mbyllur transferimin: Jam i lumtur, forca Inter!

“Cedric Soares është një lojtar i ri Interit”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit italian.

“Mbrojtësi 27-vjeçar i bashkohet Nerazzurrëve në huazim nga Southampton FC me opsionin për të bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit”.

“Cedric u lind në Singen (Gjermani) më 31 gusht 1991 nga prindërit portugezë. Ai arrin në Milano pas përvojave të mëparshme me Sporting Club, Coimbra dhe Southampton dhe është një reprezentues i Portugalisë”.

“Skuadra zikaltër e Milanos është e gatshme të mirëpresë Cedric Soares”.

“Fat të mirë në këtë aventurë të re me Nerazzurrët!”, mbyllet njoftimi i Interit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Cedric Soares, lojtar i ri i Interit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com