comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zyrtare: Balotelli nënshkruan me Brescian

Mario Balotelli ka firmosur zyrtarisht “një kontratë shumëvjeçare” me klubin e tij të lindjes Brescia duke ardhur si lojtar i lirë dhe përforcim për ekipin e promovuar këtë sezon në Serie A.

Sulmuesi italian ishte lojtar i lirë dhe kishte oferta të ndryshme nga kampionatet evropiane dhe ai brazilian, por ka vendosur të rikthehet në Serie A te Brescia.

“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht një lojtar i ri i Brescia. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me Rondinelle”.

“Kthimi në Itali, pas tre vjetësh, u mundësua nga vendosmëria dhe entuziazmi i Marios për t’u rikthyer në Brescia, qyteti ku ai u rrit dhe ku që kur ishte fëmijë ai u dallua për aftësitë e tij fizike dhe teknike”.

Balotelli me fanellën e Italisë (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në selinë e Brescia Calcio, Via Solferino 32, në orën 4:45 pasdite”, thuhet në njoftimin e italianëve.

Balotelli thuhet se do të ketë një pagë bazë prej 1.5 milion euro në vit me shumë bonuse shtesë për gola të shënuar, paraqitje me klubin dhe Italinë dhe një rinovim automatik në rast se Brescia shpëton nga rënia. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Balotelli nënshkruan me Brescian appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com