Për shkak të shpërthimit të zjarrit të madh, komunikacioni në autostradën Shkup-Veles, nga kryqëzimi i fshatit Bashino deri në hyrje të qytetit, është devijuar përgjatë liqenit rajonal Mlladost për në Veles.
Devijimi i komunikacioni ka ndodhur sot që nga ora 18:10.
Katër persona u arrestuan në stacionin policor të Veles me dyshimin se shkaktuar zjarrin, njofton “Duma”. Të arrestuarit po punonin pranë pyllit me pisha, në kryqëzimin e fshatit Bashino dhe rrugës për në Liqenin e Mlladostit.
The post Zjarri në Veles, arrestohen katër persona appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com