Zjarr në afërsi të deponisë së qytetit të Velesit

Era edhe sonte sjell tym të zi dhe erë të padurueshme drejt qytetit nga zjarri që sot pasdite rreth orës 15:30 shpërtheu në afërsi të deponisë së qytetit.

Nga Njësia territoriale kundër zjarrit informojnë se ekipet e tyre janë në terren me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po bëhen përpjekje që zjarri sa më shpejtë të shuhet për të parandaluar djegien e vreshtave që janë në afërsi./Telegrafi/

The post Zjarr në afërsi të deponisë së qytetit të Velesit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com