comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zidane u bën thirrje tifozëve të Real Madridit të kenë durim me VAR-in

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u ka bërë thirrje mbështetësve të jenë të durueshëm me VAR-in, pas polemikave në barazimin e javës së kaluar në El Clasico ndaj Barcelonës.

Tifozët e Los Blancos ishin të pakënaqur me teknologjinë që nuk vendosi në favor të dy penalltive në mbrojtësin Raphael Varane gjatë barazimt 0-0.

Sidoqoftë, përkundër kritikave për përdorimin e VAR-it nga gjyqtarët në La Liga deri më tani këtë sezon dhe ankesës zyrtare të Realit në ligë pas El Clasico, Zidane mbetet pragmatik për këtë temë.


Real Madridi me ankesë zyrtare: As gjyqtari dhe as sistemi VAR nuk panë dy penallti ndaj VaraneReal Madridi me ankesë zyrtare: As gjyqtari dhe as sistemi VAR nuk panë dy penallti ndaj Varane

“VAR është i rëndësishëm për futbollin”, ka thënë fillimisht Zidane për Marca.

“Teknologjia është teknologji, dhe ky është një plus për futbollin”.

“Sigurisht që mund të përmirësohet, dhe kjo është ashtu siç dëshirojnë të gjithë, dhe unë jam i sigurt se duan”.


Zidane shkruan historinë pas barazimit të Real Madridit në Camp NouZidane shkruan historinë pas barazimit të Real Madridit në Camp Nou

“Të gjithë bëjnë gabime në futboll”, përfundoi trajneri francez.

Incidentet në barazimin kundër Barcelonës nuk janë hera e parë që Real Madridi ka rënë ndesh me VAR-in deri më tani në sezonin 2019-20, megjithatë Zidane nuk pranoi të tërhiqet në instancat e kaluara, duke deklaruar se ai dëshironte të përqendrohej në të ardhmen dhe kërkesat e 2020-ës. /Telegrafi/

The post Zidane u bën thirrje tifozëve të Real Madridit të kenë durim me VAR-in appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com