comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Zidane për kontratën e re të Ramosit: Ai është lideri ynë, të rinovojë sa më shpejtë

Sergio Ramos dhe Real Madridi, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjatje të kontratës dhe Zinedine Zidane ka shprehur dëshirën e tij që marrëveshja e re të nënshkruhet sa më shpejt për të mirën e të gjithëve në klub.

Kapiteni i Los Blancos do të mbetet jashtë skuadrës për tre ndeshjet e ardhshme të Real Madrid pasi ka pësuar një dëmtimi në muskul në ndeshjen e Spanjës në mesjavë kundër Gjermanisë.

“Ne gjithmonë e duam atë me ne, për atë që është dhe atë që ai transmeton”.

“Mungesa e tij? Ne duhet të punojmë me të tjerët që janë këtu”.

“Shpresoj që situata [e kontratës] të Sergio të zgjidhet shpejt për të mirën e të gjithëve”.

“Ai është udhëheqësi ynë, dhe ai po e tregon atë. Kombëtarja nuk ka të bëjë asgjë me të, ai duhet të vazhdojë sa të dëshirojë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

The post Zidane për kontratën e re të Ramosit: Ai është lideri ynë, të rinovojë sa më shpejtë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com