Zelensky: Rusia po përpiqet të fshijë historinë tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka folur studentëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në disa universitete.

Ngjarja është organizuar nga Unioni i Studentëve të Ukrainës dhe universitetet që marrin pjesë përfshijnë Birmingham, Kembrixh, Coventry, Glasgow, LSE, Manchester, Oxford, UCL dhe City, Universiteti i Londrës, transmeton Telegrafi.

Zelensky iu drejtua atyre duke u thënë se tani janë bërë 107 ditë që nga fillimi i luftës, duke shtuar se 107 ditë ukrainasit janë testuar për mbijetesë.

“Kjo luftë është e dukshme dhe monstruoze”, thotë ai, duke shtuar se rusët “flasin për qëllime paqësore, por… ata po vrasin fëmijë dhe gra”.

Zelensky foli për historinë dhe zgjodhi disa ngjarje historike nga qytetet e Mbretërisë së Bashkuar ku gjenden universitetet.

“Misioni [rus] është të fshijë historinë tonë, shtetin tonë, identitetin tonë dhe të mohojë ekzistencën tonë. Dhe si i tillë t’i tregojë botës se ne kurrë nuk kemi ekzistuar se ne jemi një popull i krijuar artificialisht si një shumëllojshmëri e bimëve ose e kafshëve”. /Telegrafi/

The post Zelensky: Rusia po përpiqet të fshijë historinë tonë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com