comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Yjet e muzikës si Rita Ora, Ed Sheeran dhe Bob Geldof dalin me letër të hapur kundër Brexit-it: Do të na shuhet muzika

Rita Ora, Ed Sheeran, Sting dhe Simon Rattle janë ndër disa nga muzikantët më të mëdhenj të Britanisë që paralajmëruan sot për kërcënimin që ‘Brexit’ i parashtron industrisë së muzikës.

Në një letër të hapur për kryeministrin, ata thonë se ‘Brexit’ do të godasë të gjitha prodhimet muzikore, duke dëmtuar çdo gjë sa i përket shitjes së biletave për turnetë e koncerteve, legjislacioni mbi të drejtën e autorit si dhe grumbullimi e të ardhurave familjare.

Në këtë letër të përbashkët të shkruar nga ylli i ‘Band Aid’, ata pretendojnë se Britania do të vendoset në një “burg të kulturës së vetë ndërtuar” nëse do të largohet nga Brukseli pa një marrëveshje

Yjet e muzikës pop të kryesuar nga Bob Geldof, duke përfshirë këngëtarët e famshëm si Ed Sheeran, Rita Ora dhe Sting kanë bashkuar forcat për të paralajmëruar se janë kundër ‘Brexitit’.

Këngëtari i njohur britanik, Bob Geldof është ai që bashkoi forcat me shumë emra të njohur të muzikës për t’i dalë hapur me një letër kryeministrit, duke i kërkuar që Britania e Madhe të qëndrojë në BE  (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Në letrën e nënshkruar nga të gjithë, ata pohojnë se vendi do të vendoset në një “burgim të vetëpunësuar kulturor”.

Në fjalimin e mbajtur në ‘Theresa May’, ata thonë se largimi i Britanisë nga BE kërcënon “zërin e madh” të industrisë prej 4.4 miliardë eurosh që “dominon” tregun.

Jarvis Cocker dhe Damon Albarn, kryetarët e grupeve “Britpop Pulp” dhe “Blur”, janë gjithashtu nënshkruesit e kësaj kërkese si dhe ish-kitaristi Smiths Johnny Marr, bateristi i ‘Pink Floyd’, Nick Mason dhe drejtori muzikor i Orkestrës Simfonike të Londrës, Simon Rattle.

Edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, iu bashkua thirrjes kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Në letër thuhet: “Imagjinoni Britaninë pa muzikën e saj. Nëse është e vështirë për ne, atëherë është e pamundur për pjesën tjetër të botës.

“Në këtë fushë, nëse askund tjetër, Britania ende nuk sundon valët. Valët e transmetimit. Por Brexit kërcënon, ashtu siç bën shumë më tepër, këtë zë të madh. Ky influencues i madh kulturor botëror.

“Ne jemi gati për të bërë një gabim shumë serioz në lidhje me industrinë tonë gjigande dhe talentët e rinj ende të pazbuluar që jetojnë në këtë ishull të vogël”.

Kjo letër thuhet se është përpiluar vetëm e vetëm për faktin pasi sipas muzikantëve profesionistë, ‘Brexit’ do të “ndikojë në çdo aspekt të industrisë së muzikës”. /Telegrafi/

Edhe Ed Sheeran i është bashkuar kësaj thirrje (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

The post Yjet e muzikës si Rita Ora, Ed Sheeran dhe Bob Geldof dalin me letër të hapur kundër Brexit-it: Do të na shuhet muzika appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com