Vuçiqi e quan vëlla Erdoganin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës që i bëri sot punimeve për ndërtimin e fabrikës së tekstilit Eurotay, tha se pret që një hapjen e saj në fillim të vitit të ardhshëm, të marrë pjesë edhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai shprehu shpresën se një numër në rritje i investitorëve nga Turqia, si dhe turistëve nga ai vend, do të vijnë në Serbi.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, presidenti i Serbisë theksoi se ky ishte një investim i madh prej 35 milionë eurosh dhe se është krenar që aty do të punojnë 100 gra.

“Është mirë të shohësh se nuk punojnë vetëm vajzat deri në moshën 25-vjeç. Faleminderit, vëlla turk që keni pranuar edhe femra mbi moshën 50-vjeç. Ato janë gra të denja dhe të afta që do të tregojnë besnikëri, “tha Vuçiq, duke iu referuar presidentit turk Erdogan.

Fabrika e tekstilit Eurotay, e cila është duke u ndërtuar në Adran pranë Kralevës, do të punësojë 2,500 vetë dhe pritet të hapet në prill 2019. Tashmë janë trajnuar 115 punonjës, ndërsa në fazën e parë do të punësohen 400 deri në 700 punëtorë dhe deri në vitin 2023 do të punësohen gjithsej 2,500 vetë.

Investimi filloi të realizohej pas marrëveshjes midis presidentëve Vuçiq dhe  Erdogan.

Investitori turk Grupi Tay ka njoftuar se gjithashtu do të hapë një çerdhe për fëmijët e punëtorëve të fabrikës.

The post Vuçiqi e quan vëlla Erdoganin appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com