comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Volkswagen paralajmëron se makina e re elektrike, do të bazohet në konceptin e ID (Foto)

Produkti final do të ketë vetëm ndryshime minimale

Makina elektrike ID, pritet të sjellë një frymë të re te prodhuesi gjerman Volkswagen, transmeton Telegrafi. Ky model është prezantuar për herë të parë në Paris Motor Show më 2016, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen. Sikur në shumicën e rasteve, që prodhimi final dallon në mënyrë drastike prej konceptit, këtu është krejtësisht të kundërta. “Proporcionet, dizajni dhe madhësia e rrotave, do të jenë tërësisht të njëjta. Do të jetë veturë, që duket sikur doli prej panairi” ka thënë Greg Kable, shef i dizajnit në VW.

Megjithatë, disa ndryshime do të jenë. Do të shtohen kamerat anësore për arsye ligjore, teksa dyert nuk do të hapen me sistem elektrik, për shkak të kostos së lartë. Dallime tjera prej konceptit nuk pritet të ketë, së paku shpresohet që enterieri të jetë tërësisht i njëjtë. Mësohet se testimet në rrugë kanë përfunduar, teksa inxhinierët i kanë edhe 16 muaj për ta studiuar, derisa ta prezantojnë zyrtarisht.

Derisa në prodhim hyjnë gjatë vitit që vjen, nuk pritet që të lansohen deri më 2020, ndërsa për herë të parë do të dalin në shitje në Britani të Madhe. Fuqinë do ta ketë nga motori që prodhon deri në 168 kuajfuqi, teksa me një mbushje mund të udhëtojë prej 400 deri në 600 kilometra. Linja ID do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Volkswagen, derisa mbajtja e pamjes së jashtme sikur te koncepti është një fillim i mbarë. /Telegrafi/

The post Volkswagen paralajmëron se makina e re elektrike, do të bazohet në konceptin e ID (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com