comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Vivo Apex 2019 është telefon me ekran të plotë, pa asnjë buton (Foto)

Në shkurt të vitit të kaluar, kompania kineze Vivo, e ka lansuar një telefon që në pjesën e përparme është tërësisht ekran – pa hapësira të kamerës për selfie dhe vetëm një kornizë të hollë.

Tani është lansuar pasardhësi i këtij telefoni, i quajtur Vivo Apex 2019 – që shfrytëzon të njëjtin koncept, në nivel shumë më logjik, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit janar, Vivo e prezantoi pjesërisht këtë telefon përmes platformave në internet, teksa tashmë e ka shfaqur në një aktivitet në Hong Kong të Kinës.

Telefoni nuk ka butona fizik, ndërsa funksionon me presion në sistemin e sensorëve. Porti i zakonshëm USB , është zëvendësuar me Megaport, një lidhës magnetik i vendosur në pjesën e pasme, që i ndihmon të mbushet bateria.

Në kohën e teknologjisë së avancuar, ky telefon nik ka kartelë SIM, pasi është zëvendësuar me eSIM. Gjithë ekrani është i ndjeshëm në prekje, ndërsa identifikimi i shenjave të gishtit, realizohet ku do që e prekë përdoruesi.

Me fjalë tjera, Vivo Apex 2019, është një telefon i avancuar i teknologjisë moderne, që sistemin e ekranit pa butona, e ngritë në një nivel shumë më të lartë. /Telegrafi/

The post Vivo Apex 2019 është telefon me ekran të plotë, pa asnjë buton (Foto) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com