comment Add Comment
Posted on Last updated

“Virgjëresha Shqiptare” – filmi përmbyllës i edicionit të 14-të të PriFest

Filmi “Albanian virgin” me regji të Bujar Alimanit është filmi që do të mbyll edicionin e 14-të të PriFest.

‘Albanian virgin’ pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Varshavë ku fitoi edhe dy çmime.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe në hapje të PriFest-it me filmin ‘Vera andrron detin’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, për më shumë edhe me pjesmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, tha Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.

Ngjarja e filmit është e vendosur në Shqipërinë e vitit 1958: Luana është një grua me vullnet të fortë dhe rebele dhe e bija e një burri të respektuar.

Një martesë e aranzhuar e detyron atë të mohojë dashurinë e saj për Agimin.


Të gjitha lajmet nga PriFest
Të gjitha lajmet nga PriFest

Luana, e cila pati fatin të mësonte të lexonte, gjen një mënyrë për të udhëhequr luftën e saj për liriduke ndjekur kodin e fshatit, por çmimi personal është i lartë.

Foto: Screenshot/Instagram

Filmi ‘Virgjëresha Shqiptare’ është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Kosovës.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe mbahet nga 20-25 shtator, për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.

 

The post “Virgjëresha Shqiptare” – filmi përmbyllës i edicionit të 14-të të PriFest appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com