comment Add Comment
Posted on Last updated

Videoja e plotë tregon se nuk pati zënkë ndërmjet Pogbas dhe Lingardit

Të hënën mbrëma në internet ishte publikuar një video, në të cilën dukej sikur Paul Pogba dhe Jesse Lingard janë përfshirë në një zënkë gjatë shkuarjes në Australi për turneun parasezonal.

Xhirimi i shkurtër i paraqiste lojtarët e Djajve të Kuq nëpër rrugët e Perth, ndërkohë që dukej sikur dy futbollistët kishin një zënkë verbale mes tyre.


Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbaleUnitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale

Për më shumë, Victor Lindelof ishte paraqitur sikur po ndërhynte për ta qetësuar situatën.

(Foto: Screenshot/MUFC)

Megjithatë, publikimi i videos së plotë ka sqaruar gjithçka, duke qenë se Lingard shihet duke qeshur dhe duke vazhduar bisedën me Pogban edhe pas atij momenti që është etiketuar si zënkë ndërmjet tyre.

Mesfushori francez pritet të largohet nga Unitedi në këtë afat kalimtar, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që i kërkojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/

The post Videoja e plotë tregon se nuk pati zënkë ndërmjet Pogbas dhe Lingardit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com