comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Vërshimet në Francën jugperëndimore, rritet numri i viktimave – raportohet për dhjetë të vdekur (Foto/Video)

Të paktën dhjetë njerëz kanë gjetur vdekjen nga vërshimet në rajonin Aude të Francës jugperëndimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet lokale kanë thënë se shiu me intensitet të lartë ra për disa orë brenda natës, duke lënë rrugë të bllokuara në disa zona.

Si pasojë, një murgeshë u zhduk nga lumi Aude, raporton televizioni lokal BFMTV. Gjithashtu, një police që mori pjesë në një aksident trafiku në qytetin Albi u godit dhe u vra nga një automobilist.

Numri i të vdekurve është dhjetë dhe jo trembëdhjetë, ka shpjeguar ministria e brendshme e Francës, për shkak të një gabimi që nënkuptonte se disa prej të vdekurve ishin numëruar dy herë.

Alain Thirion, prefekti i Aude, tha se njerëzit ishin të bllokuar dhe duhej të evakuoheshin nga ajri sepse ishte shumë e rrezikshme me anije.

Shtatë helikopterë dhe 700 punëtorë të shërbimit të emergjencave janë vendosur, sipas kryeministrit francez Édouard Philippe, i cili gjithashtu ka vizituar këtë zonë.

Një banor i zemëruar i Villegailhenc i tha kryeministrit se kishte pasur mungesë të informimit publik, duke përfshirë mediat, kur përmbytjet goditën në orët e hershme.

Ndërsa njerëzit në mediat sociale kanë shpërndarë edhe fotografi që tregojnë shkallën e dëmtimit të shtëpive dhe rrugëve në zonë. /Telegrafi/

The post Vërshimet në Francën jugperëndimore, rritet numri i viktimave – raportohet për dhjetë të vdekur (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com