Vedat Muriqi gjen golin, shënon ndaj Kasimpasas

Vedat Muriqi po vazhdon me formën e mirë me fanellën e Fenerbahces, ku golat nuk po mungojnë.

Sulmuesi shtatlartë ka arritur të shënojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Kasimpasa.

Muriqi realisht e zhbllokoi ndeshjen me një gol nga pika e bardhë, duke goditur saktë në kuadrat.

Ky është goli i tij i gjashtë në Superlgën e Turqisë.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të njohura të vihen pas tij, pasi edhe paraqitjet për Kosovën kanë qenë të nivelit më të lartë. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi gjen golin, shënon ndaj Kasimpasas appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com