Edhe një person ka humbur betejën me COVID-19, pasditen e së premtes në spitalin e Gjilani.
Ky është rasti i 16 i vdekjes së pacientëve me COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit.
Fjala është për një 77 vjeçar nga Kamenica që ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i këtij spitali, Ukshin Ismaili.
“Pas orës 15:00 sot ka ndërruar jetë edhe një person që ka pasë sëmundje të tjera dhe ka qenë me një anemi të rëndë që fatkeqësisht nuk mundi t’i përballojë”, ka thënë Ismaili.
I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik.
The post Vdes edhe një person nga coronavirusi, viktima e 16 brenda 24 orëve në Kosovë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com