comment Add Comment
Posted on Last updated

Valverde: Interi më i fortë me Conten, për Messin do të vendosim pas stërvitjes së fundit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se Interi ka ndryshuar dhe tani janë më solid  prej ardhjes së Antonio Contes.

Trajneri spanjoll është ndalur të flas edhe për Lionel Messin që vazhdon tqë vuajë nga dëmtimet.

“Interi ka ndryshuar nga sezonin i shkuar, me një trajner të ri dhe me lojtarë të rinj”.

“Ata e kanë nisur në mënyrë spektakolare Serien A duke i fituar të gjitha ndeshjet e tyre, që kështu presim një test të vështirë”.

Antonio Conte (Foto: FC Inter/Twitter)

“Referencat nga edicioni i shkuar nuk janë relative, pasi janë më solid me trajnerin e ri, është vështirë tu shënosh, por ne duam që ta fitojmë këtë ndeshje”.

Messi ka startuar vetëm me një ndeshje, duke vuajtur nga lëndimet muskulore.

“Duhet të presim edhe stërvitjen e fundit, për ta parë Ousmane Dembelen dhe Messin. Aty do ta shohim se a do të jenë në fushë apo jo”, ka thënë Valverde.

Ai shtoi se Antoine Griezmann mund të luajë si në qendër ashtu edhe në të majtë, varësisht situatës.  /Telegrafi/

The post Valverde: Interi më i fortë me Conten, për Messin do të vendosim pas stërvitjes së fundit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com