Udhëtarët pritën gati një orë në Veles derisa të ftohen motorët e trenit

Udhëtarët pritën gati një orë në Veles derisa të ftohen motorët e trenit.  Kur ndaluan të punonin motorët e trenit të Hekurudhave të Maqedonisë i cili nga Shkupi nisi për në Koçan në orën 16:40, 20 udhëtarë kanë qenë të detyruar të presin një orë që të ftohen motorët, dhe më pastaj të vazhdojë udhëtimi.

Disa udhëtarë për “Makfaks” thonë se janë lënë në mëshirë dhe pamëshirë nën 30 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë qëndruar në vend më shumë se 40 minuta në afërsi të stacionit hekurudhor “Vëllezërit Koshullçevi” në Veles. Ju kanë thënë që pasi të ftohen motorët e trenit do të nisin me udhëtimin. Diku pas orës 19:00, treni ka lëshuar stacionin./Telegrafi/

The post Udhëtarët pritën gati një orë në Veles derisa të ftohen motorët e trenit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com