U bë baba për herë të dytë para dy javësh, Lorik Cana prezanton për herë të parë Enkeleidën
Futbollisti i njohur, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij Monica, para dy javësh janë bërë prindër për herë të dytë.
Ata u gëzuan me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Enkeleida.
Ka qenë së fundmi vet ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka prezantuar vajzën e tij.
“Enkeleida sot mbush dy javë dhe vendosëm ta prezantojmë”, ka shkruar Cana në mbishkrimin e fotografisë.
Loriku dhe Monica përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur Bojken. /Telegrafi/
The post U bë baba për herë të dytë para dy javësh, Lorik Cana prezanton për herë të parë Enkeleidën appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com