Trupi koordinues: Vizita e Papës e organizuar në mënyrë të përsosur, mirënjohje për të gjithë

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në seancën e saj të fundit ka vlerësuar se vizita ka qenë e zbatuar sipas standardeve më të larta dhe procedurave për pritje të mysafirëve më të lartë me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut.

Si konfirmim të këtij konstatimi, thonë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin të Sekretariatit të përgjithshëm pranë Qeverisë së RMV-së, “merret edhe urimi nga Shërbimi për protokoll nga Vatikani e cila vizitën e Papës në vend e vlerësoi si një nga organizimet më të mira konform përvojave të tyre”.

“Trupi koordinues për organizmin e vizitës së Papa Françeskut shpreh falënderim të madh për gjitha palët e përfshira të cilët dhanë kontributin e tyre të realizohet vizita e mysafirit të lartë konform pritjeve më të larta për organizim të këtyre ngjarjeve. Mirënjohje meritojnë edhe besimtarët e shumtë dhe mysafirët nga vendet e rajonit dhe më gjerë të cilët i respektuan kahet dhe dhanë kontributin e tyre për organizim të denjë të ngjarjes”, qëndron në
kumtesë.

Shprehet falënderim dhe mirënjohje edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme si nikoqir i Trupit koordinues dhe si institucion i angazhuar për protokollin e lartë gjatë kohës së vizitës së Papa Françeskut, por edhe gjitha institucionet tjera të përfshirë në këtë rast.

“Mirënjohje meriton edhe Televizioni nacional për mbulimin e plotë të ngjarjes dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me programin e hapur nga studiot e Servisit publik radiodifuziv. Mirënjohje e thellë u jepet edhe gjitha shtëpive mediale dhe gazetarëve të akredituar të cilët dhanë kontribut të madh dhe profesional për informimin adekuat të opinionit në Maqedoninë e Veriut dhe në botë”, thonë nga Sektori për marrëdhënie me publikun të Sekretariatit të përgjithshëm pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./AIM/

The post Trupi koordinues: Vizita e Papës e organizuar në mënyrë të përsosur, mirënjohje për të gjithë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com