Tri vendet e para në Maqedoninë e Veriut udhëhiqen nga skuadrat shqiptare, vetëm Renova në situatë të palakmueshme

Shkëndija është kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2020/2021, titull të cilin e fitoi për herë të katërt në histori. Për më shumë, ekipi nga Kosova do të luajë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Porse edhe skuadrat tjera shqiptare kanë shkëlqyer këtë sezon në elitën e futbollit të këtij shteti.

Shkupi është ekipi tjetër shqiptar që do të jetë pjesë e garave evropiane – do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Pas barazimit (0-0) ndaj Pelisterit që u kombinua me fitoren e Shkëndijës ndaj Makedonija GP (4-3), kjo skuadër siguroi fazën kualifikuese të garës së dytë evropiane për nga rëndësia.

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-1950-29286”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në kualifikimet e Ligës së Evropës mund të përfshihet edhe Struga Trim&Lum që në xhiron e fundit luan si mysafir i Sileksit.

Në ndeshjen e të dielës, ekipi strugan e mposhti Vardarin (1-0) dhje kështu e dërgoi në Ligën e Dytë klubin më të trofeshëm maqedonas.

Skuadra e vetme shqiptare që ndodhet në situatë të vështirë është Renova që duhet ta sigurojë mbijetesën në elitë përmes barazhit. /Telegrafi/

The post Tri vendet e para në Maqedoninë e Veriut udhëhiqen nga skuadrat shqiptare, vetëm Renova në situatë të palakmueshme appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com