comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Treshet më të mira sulmuese në histori të Ligës Premier – Rooney-Tevez-Ronaldo kryesojnë listën

Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez janë shpallur treshja më e mirë sulmuese e Ligës Premier, duke mposhtur treshen aktuale të Liverpoolit dhe partneritetin e Arsenalit të pamposhtur.

Ka pasur disa treshe sulmuese të mrekullueshme në nivelin më të lartë në Angli vitet e fundit, duke thyer mitin e dysheve tradicionale të sulmit si Shearer e Sutton dhe Cole e Yorke të viteve e 90-ta.

Mediumi i madh britanik Daily Mail ka renditur pesë treshet më të mira sulmuese, ku ish-treshja e sulmit të Unitedit e ka fituar garën.

Në këtë listë janë përfshirë edhe treshja aktuale e Liverpoolit dhe treshja aktuale e Manchester Cityt.

Treshja e sulmit të Arsenalit të pamposhtur është zgjedhur e treta, ndërsa sulmuesit e Chelseat në fillim vitet 2000 janë zgjedhur të pestit.

1.Manchester United – Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo, Carlos Tevez  

Treshja e sulmit të Djajve të Kuq kanë luajtur 42 ndeshje së bashku. Ata kanë fituar 32 ndeshje dhe kanë shënuar 93 gola së bashku.

2.Liverpool – Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane

Treshja aktuale e sulmit të Reds kanë luajtur plot 81 ndeshje së bashku. Ata kanë fituar 61 ndeshje dhe kanë shënuar 178 gola.

3.Arsenal – Thierry Henry, Dennis Bergkamp, ​​Robert Pires

Treshja legjendare e sulmit të Topçinjve ka luajtur plot 128 ndeshje së bashku. Ata kanë fituar 78 ndeshje dhe kanë shënuar 272 gola.

4.Manchester City – Sergio Aguero, Raheem Sterling, Leroy Sane

Treshja aktuale e sulmit të Qytetarëve kanë luajtur 57 ndeshje së bashku. Ata kanë fituar 39 ndeshje dhe kanë shënuar 128 gola.

5.Chelsea – Didier Drogba, Arjen Robben, Damien Duff

Treshja legjendare e sulmit të Bluve ka luajtur 27 ndeshje së bashku. Ata kanë fituar 25 ndeshje dhe kanë shënuar 61 gola.

/Telegrafi/

The post Treshet më të mira sulmuese në histori të Ligës Premier – Rooney-Tevez-Ronaldo kryesojnë listën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com