Tre muaj nga konkursi për policët e rinj, ende nuk ka datë për fazat e testimit (Video)

Edhe pse ka 3 muaj që është mbyllur konkursi për policët e rinj, ende nuk është mbajtur asnjëra fazë e testimit.

Për 300 vende të lira kanë aplikuar rreth 18 mijë persona.

Petrit Misiraj ka 3 muaj që ka aplikuar në konkursin për polic mirëpo nuk e di arsyen përse akoma nuk është ftuar në fazën e parë të testimit.

“Në konkursin e fundit të Policisë kam aplikuar sepse mendoj se i plotësoj kriteret për t’u bërë polic. Kam aplikuar që tre muaj dhe akoma nuk na kanë thirrur akoma, nuk e di pse”, ka deklaruar Petrit Misiraj, përcjell Telegrafi.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës, të kontaktuar nga RTV Dukagjini, zyrtarë të Policisë thanë se akoma nuk kanë ndonjë datë të caktuar se kur do të ftohen aplikantët për t’iu nënshtruar testeve të parapara për vlerësim.

“Zyra e personelit në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës është duke i kompletuar të dhënat e të gjithë aplikuesve, kjo pasi është një numër i madh i tyre. Zyra për media nuk ka ende ndonjë datë të saktë se kur do ti thërrasin të gjithë aplikantët”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Në konkursin e fundit për rekrutimin e policëve të rinj për 300 vende të lira kanë aplikuar rreth 18 mijë të interesuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

The post Tre muaj nga konkursi për policët e rinj, ende nuk ka datë për fazat e testimit (Video) appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com