comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Transformimi drastik, Bridget Fonda shihet për herë të parë në publik pas 13 vitesh dhe nuk njihet

Bridget Fonda, e cila u pensionua nga aktrimi në vitin 2002 pas pjesëmarrjes në disa filma të suksesshëm, është fotografuar për herë të parë pas afro 13 vitesh pas një daljeje në Los Angeles.

Ylli i filmit “Jackie Brown” të Quentin Tarantino është parë të mërkurën me djalin e saj 17 vjeçar duke ecur nëpër qytet me një Land Rover.

58-vjeçarja për herë të fundit ishte fotografuar në një dalje publike në vitin 2009, kur kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Inglourious Basterds”, ndërsa më pas ishte tërhequr nga syri publik për ta rritur djalin e saj në Santa Barbara.

(Foto: Screenshot/Miramax)

E njohur dikur si ‘sirena hollivudiane’, Fonda ka bërë një transformim të pabesueshëm duke shtuar në peshë dhe nuk ngjan ne aktoren e dikurshme.

Qëkur u pensionua nga aktrimi në vitin 2002, Bridget ka bërë një jetë të qetë. Ndryshe, ajo është pjesë e dinastisë Fonda, ku përfshihen aktorët e njohur Peter Fonda (babai) dhe Jane Fonda (halla). /Telegrafi/

(Foto: SplashNews)

 

(Foto: FilmMagic/MovieMarket)

 

(Foto: SplashNews)

The post Transformimi drastik, Bridget Fonda shihet për herë të parë në publik pas 13 vitesh dhe nuk njihet appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com