comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Trajneri i Gjilanit, Mezani: Fitorja ndaj Dritës e merituar, na rrit moralin drejt titullit kampion

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Dritës në derbin e madh lokal.

Gjilani ka arritur të mposht Dritën me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Golat në këtë fitore të ‘Skifterave’ u shënuan nga Sebino Plaku dhe Adenis Shala.


Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe ndez edhe më shumë luftën për titullGjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe ndez edhe më shumë luftën për titull

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin Mezani, i cili e ka cilësuar si të merituar dhe si infuzion për rritjen e moralit në luftën drejt objektivave.

“Fitore që na rrit moralin, por edhe na fron drejt objektivit tonë. Mendojë që fitorja është e merituar sepse bëmë maksimumin”, ka thënë fillimisht Mezani.

“Në pjesën e parë e studiuam kundërshtarin dhe ne pjesën e dytë e bëmë lojën tonë duke shënuar”.

“Unë e kam thënë edhe më parë, fitorja në derbi është për tifozët”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/

The post Trajneri i Gjilanit, Mezani: Fitorja ndaj Dritës e merituar, na rrit moralin drejt titullit kampion appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com