Tony Bellew nuk dëshiron të përballet me Joshuan: Nuk më duhet një problem i tillë
Boksieri britanik, Tony Bellew, ka hedhur poshtë mundësinë e përballjes me kampionin absolut të botës në kategorinë e rëndë.
Bellew shfaqi një paraqitje mjeshtërore ndaj David Haye, duke mposhtur të gjitha parashikimet.

Anthony Joshua ishte në rreshtin e parë afër ringut për duelin e shokut të tij, Tony Bellew, Foto: Express UK
Ai arriti të rrëzojë në ring tri herë Hayen dhe e nokautoi atë në raundin e pestë duke e detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë duelin.
Menjëherë pas përballjes Bellew u pyet nëse do të ketë duel mes tij dhe Joshuas, por shpejt boksieri nga Liverpuli hodhi poshtë një mundësi të tillë.
Sipas tij, Joshua është shumë i fortë dhe se nuk i duhet “një problem i tillë”.

Edhe Bellew ishte prezent në duelet e Joshuas, Foto: GiveMeSport
“Jo, kurrë nuk do të ndodhë. Aq i gjatë me energji dhe shpejtësi, nuk më duhet një problem i tillë”, deklaroi Bellew për Sky Sports menjëherë pas duelit.
Anthony Joshua dhe Tony Belleë janë miq të mirë dhe disa herë kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të përballen me njëri-tjetrin.
Tony Bellew është kampioni Emeritus WBC në peshat e mesme dhe ka mundësi që të kthehet në këtë kategori për të mbrojtur titullin e kampionit. /Telegrafi/
The post Tony Bellew nuk dëshiron të përballet me Joshuan: Nuk më duhet një problem i tillë appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com