comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Tomë Gashi thotë se është kontaktuar nga Prokurori i Gjykatës Speciale, por nuk tregon emrat e personave që mund të akuzohen

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se është kontaktuar nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, mirëpo nuk ka dashur t’i bëjë të ditur emrat e personave lidhur me të cilët është kontaktuar.

“Zyra e Prokurorit Speciale ka tentuar dhe më ka kontaktuar disa herë, por nuk jam prej atyre avokatëve që i bëjë publike se për kë është fjala”, tha Gashi në  Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kam kërkuar nga Zyra e Prokurorit Special që të ma dërgojë materialin përmes e-mail’it, postës, apo që të vjen ai vet me dokumentet përkatëse, në mënyrë që ta dimë se pse dëshiron ta intervistojë dikë, për të cilin unë mund të jem avokat i tij”, tha ai.

“Kanë qenë biseda telefonike më shumë se katër herë, ai ka kërkuar të më kontaktojë përmes Viber ose WhatsApp, mirëpo unë kam kërkuar shkresë zyrtare”.


Edhe Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata SpecialeEdhe Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale


Gjykata Speciale e fton për intervistim komandant "Dinin"Gjykata Speciale e fton për intervistim komandant “Dinin”

Gashi theksoi se për të ftuarit e deritanishëm për intervistim nga Gjykata Speciale nuk ka pasur ftesa zyrtare apo komunikata zyrtare të publikuara nga kjo gjykatë.

“Në momentin që më dërgohet ftesa në mënyrë zyrtare do e njoftoj personin në fjalë dhe s’kemi problem, ne i përgjigjemi ftesave”.


Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata SpecialeIsh-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale


Rrustem Mustafa - Remi, i ftuari i parë i Gjykatës SpecialeRrustem Mustafa – Remi, i ftuari i parë i Gjykatës Speciale

Avokati Gashi gjithashtu deklaroi se tek ftesat që do të vijnë nga Gjykata Speciale, qoftë për intervistim apo për të akuzuar, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ish komandantë të UÇK-së.

Ai ka shprehur kritika të ashpra për mënyrën e komunikimit të kësaj zyreje.

The post Tomë Gashi thotë se është kontaktuar nga Prokurori i Gjykatës Speciale, por nuk tregon emrat e personave që mund të akuzohen appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com