Timonier: Kemi besim në Maqedoninë se do të bashkangjitet në familjen evropiane

Ne kemi besim në Maqedoni se do na bashkohet në familjen evropiane. Këtë e theksoi sot ambasadori i Francës në Maqedoni, Timonier në MPB, ku me dhënie leksione u kremtua Dita e Evropës, 9 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dita e Evropës, siç tha, është ditë e madhe për të gjithë ne dhe në një të ardhme të afërt do të jetë ditë e përbashkët. Franca ju mbështet në këtë rrugë.

Sekretari shtetëror në Ministrin për Punë të Jashtme, Viktor Dimovski informon se këtë vit shënohet 25 vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës. Ai e faleminderoi për bashkëpunimin me Francën, ndërsa posaçërisht ambasadën franceze në Shkup.

Ligjërata ne temë “Bashkimi Evropian dhe identiteti kombëtar kushtetues” mbajtën profesori i së drejtës kushtetuese nga Universiteti në Bordo, Ferdinand Melan-Sukramanien. Ai shpalosi çështjen e Francës në kuadër të BE-së.

Ligjërata u organizua Akademia Diplomatike në MPJ e Maqedonisë dhe Ambasada e Republikës së Francës. /Telegrafi/

The post Timonier: Kemi besim në Maqedoninë se do të bashkangjitet në familjen evropiane appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com