Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Takimi i nisur tash, është i pari për ditën e sotme në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Pas këtij takimi pritet që Mogherini të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe më pas pritet të ketë një takim trepalësh.
Më herët, para gazetarëve Thaçi ka thënë se në takimin e së enjtes me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obliguese.
Ai më tutje ka thënë se nuk do të jetë e lehtë rruga deri të arritja e marrëveshjes, duke theksuar se kjo është mundësia më e mirë për të ecur drejt rrugës euroatlantike./Telegrafi.
The post Thaçi takohet me Mogherinin appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com