Thaçi kujton veprimtarin Sabit Veseli: Ishte ndër kuadrat më të shquara të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar veprimtarin Sabit Veseli në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Veseli ishte ish i burgosur politik, njëri ndër kuadrot më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nëntë vjet pa Sabit Veselin, njërin nga veprimtarët më të përkushtuar të çështjes kombëtare. Ishte frymëzim për gjenerata të tëra atdhetarësh, ish i burgosur politik, njëri ndër kuadrot më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do ta kujtojmë me respekt këtë hero të historisë sonë të re”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/

The post Thaçi kujton veprimtarin Sabit Veseli: Ishte ndër kuadrat më të shquara të UÇK-së appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com