comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Të shtënat në Toronto, dy të vrarë dhe 12 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje rëndë, nga një person i armatosur që hapi zjarr në një rrugë të populluar në qytetin më të madh të Kanadasë, Toronto.

Një nga viktimat është një vajzë e re, ndërsa personi i lënduar në mënyrë kritike është një vajzë 8-vjeçare.

Sipas policisë, i dyshuari 29-vjeçar pati “një shkëmbim zjarri” me oficerët e policisë para se të gjendej i vdekur. Motivi i sulmit është i paqartë dhe policia nuk e ka identifikuar të dyshuarin.


Sulmi në Toronto: I veshur me të zeza dhe kapelë, momenti kur agresori hapi zjarr mbi turmën (Video)Sulmi në Toronto: I veshur me të zeza dhe kapelë, momenti kur agresori hapi zjarr mbi turmën (Video)

Shënjestra e agresorit duket ka qenë një restorant, klientët e të cilit tregojnë sesi dëgjuan papritur zhurma që ngjanin me ato të fishekzjarreve e pastaj, të gjithë nisën të dilnin të tmerruar.

Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, e cilësoi ngjarjen një akt të neveritshëm, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të mos spekullojnë mbi arsyen e saj. Tory u ankua për faktin se armët janë të aksesueshme nga një numër i madh individësh, çka e thellon akoma më shumë problemin.

The post Të shtënat në Toronto, dy të vrarë dhe 12 të plagosur appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com