Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej kohësh duke punuar në një projekt të ri muzikor.
Artistja, e cila numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, së fundmi njoftoi se nesër (e enjte) pritet të lansojë këngën e re.
Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i artistes, Rinor Hykolli, i cili ndau një postim në InstaStory.

Foto: Instagram
Në bazë të asaj që thuhet, kënga u realizua nën producimin e Cricket dhe se nesër plasohet në treg në orën 20:00.
Ndërkohë që nuk është zbuluar më shumë rreth kësaj, por që mezi po pritet edhe nga admiruesit e muzikës së 24 vjeçares.
“E enjte 20:00”, ka shkruar ai.

Foto: Instagram
“Qe qe” e fundit nga Tayna deri më tani ka kaluar shifrën e 19 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/
The post Tayna zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com