comment Add Comment

Pastruesja e shpëton në momentet e fundit vogëlushen nga pasojat e shpërthimit në Bejrut

Bota është ende në shok pas shpërthimit të fuqishëm që “rrafshoi” gjysmën e qytetit të Bejrutit në Liban.

Në fakt kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të portit detar të kryeqytetit të Libanit, transmeton Telegrafi.

E në mesin e shumë videove amatore që janë shfaqur në internet dhe tregojnë momentin e shpërthimit, një që ka fituar më së shumti vëmendjen e opinionit është pastruesja e një shtëpie private që shpëton vogëlushen në momentin e shpërthimit.


Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukurGuvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur

Vajza e vogël po luante pranë dritares në momentin kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, dhe gjithçka përreth deposë me kimikale rrafshoi gjithçka para vetes.

Por ishte reagimi i shpejtë i pastrueses e cila në ato momente po pastronte që e shpëtoi vogëlushen. Në videon e publikuar më poshtë që për pak minuta është bërë viral në rrjetet sociale, shfaq gruan e cila bën gjithçka që ta kap vogëlushen dhe ta fut brenda.

Po të mos ishte ajo, copëzat e xhamave sigurisht se do ta lëndonin vogëlushen që fluturonin nga të gjitha anët nga shpërthimi i fuqishëm. /Telegrafi/

The post Pastruesja e shpëton në momentet e fundit vogëlushen nga pasojat e shpërthimit në Bejrut appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Shpërthimi në Bejrut, të paktën 10 persona ndërruan jetë

Shpërthimi në Bejrut ka lënë të vdekur të paktën 10 njerëz të vdekur, dhe qindra të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se një shpërthim tjetër ka ndodhur në afërsi të portit detar të qytetit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet libaneze të sigurisë.

Dëshmitarët e rastit theksuan shtrirjen e madhe të shpërthimit, e cila u raportua se u dëgjua edhe në Qipro, madje e krahasuan atë me një “bombë bërthamore”.

Momenti i shpërthimit është kapur në qytetarë të shumtë që kanë publikuar video rrëqethëse, ku shihet se si pas shpërthimi krijohet një re në formë kërpudhe.

Agjencia nacionale e lajmeve të Libanit, ka raportuar se ka shpërthyer një depo me fishekzjarrë, duke rritur dyshimet se kjo mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. /Telegrafi/

The post Shpërthimi në Bejrut, të paktën 10 persona ndërruan jetë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Si erdhi ngjyra e kaltër në Evropë?

Para 1000 vjetëve, tregtarët arabë kishin vërejtur se në Evropë nuk kishte ngjyrë të kaltër. Në piktura dhe freska përdorej një ngjyrë e përshkëllyer në mes të kaltrës dhe bojëhirit e cila nuk kishte shkëlqim e as nuk qëndronte gjatë. Prandaj, tregtarët arabë në Venedik e sollën ‘lapis lazulin’ lëndën e parë të ngjyrës së kaltër e cila gjendej në një minierë në Afganistan. Në ato pjesë të botës, atëherë kjo ngjyrë përdorej me të madhe, por në Evropë nuk dihej se ekzistonte.

Kjo ngjyrë do ta ndryshonte artin dhe historinë. Në fillim kisha vuri monopol mbi këtë ngjyrë dhe shitej më shtrenjtë se ari. Përdorej vetëm në freska ku paraqitej Parajsa, kurse te njerëzit lejohej të përdorej vetëm kur ngjyrosej pjesa e epërme e veshjes së Shën Mërisë (Mejremes).

Titiani (1490-1576) i theu rregullat dhe e përdori këtë ngjyrë kudo që ia merrte mendja dhe krijoi një lloj revolucioni në art. Pastaj e përdorën tjerët përfshirë Pablo Pikason, cili e përdori në fillim të karrierës së tij në Paris. Pastaj, të tjerët dhe sot pa këtë ngjyrë nuk mund të ketë art.

Në këtë video, James Fox, profesor i njohur i historisë së artit, në mënyrë të mahnitshme ofron detajet e rrugëtimit dhe efektin që kjo ngjyrë krijoi në art dhe histori. Ky është episodi i tretë dhe në tri tjerat ai paraqet historinë e artit nëpërmes ngjyrave tjera. Janë këto katër episode mbresëlënëse të BBC-së, të cilat duhet të shikohen nga secili që u intereson arti dhe historia. /D. D./Telegrafi/

The post Si erdhi ngjyra e kaltër në Evropë? appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Përndjekje nga e kaluara: Wayne Bridge e shet shtëpinë pasi John Terry është vendosur pranë

Wayne Bridge thuhet se e ka nxjerrë shtëpinë në shitje, pasi John Terry është vendosur në afërsi të tij.

Siç transmetojnë The Sun dhe The Mirror, ish-qendërmbrojtësi i Chelseat dhe gruaja e tij, Toni, kanë shpenzuar 4.35 milionë funte (4.83 milionë euro) për rezidencën e re, e cila është vetëm disa minuta ecje në këmbë larg ish-mbrojtësit të krahut në Surrey.

Padyshim se Terry nuk do të ftohet për kafe nga ish-bashkëlojtari i tij, mirëpo do të jetë shumë e vështirë që ata të mos takohen në lagje.

Frankie dhe Wayne Bridge (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, raportohet se Bridge dhe gruaja e tij, Frankie, e kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre në vlerë prej 5.5 milionë funtesh (6.1 milionë euro).

Ndoshta është rastësi e pastër vendimi i çiftit për ta ndryshuar lokacionin e vendbanimit, mirëpo mediat e kanë lidhur me të kaluarën e dyshes.

John Terry dhe gruaja e tij, Toni (Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

Terry dhe Bridge kanë qenë bashkëlojtarë te Chelsea dhe te Anglia, mirëpo raportet e tyre u prishën kur u raportua se kapiteni i Bluve kishte fjetur me të dashurën e atëhershme të Wayne, Vanessa Perroncel, me të cilën kishte qenë në lidhje katërvjeçare dhe kanë një djalë bashkë.

Ish-e dashura e Wayne Bridge, Vanessa Perroncel (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Asokohe, lajmi u bë publik vetëm disa javë pas ndarjes së çiftit, ndërsa në vazhdimësi u publikuan detaje në media nga afera. Pas raportimeve të skandalit në media në vitin 2010, Bridge kishte refuzuar t’ia jepte dorën Terryt në disa ndeshje të mëpasme futbolli. /Telegrafi/

The post Përndjekje nga e kaluara: Wayne Bridge e shet shtëpinë pasi John Terry është vendosur pranë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Juventusi luan me ekip të dytë ndaj Romës, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Juventusi e pret Romën në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje për shumë vullnet pasi ka siguruar titullin e këtij sezoni para disa ndeshjeve dhe rezultati është në plan të dytë.

Në anën tjetër, ekipi i Paolo Fonsecas është në formë të lartë dhe do të luajë për fitore, edhe përkundër se kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.

Sarri ka vendosur të startojë me ekip të dytë në këtë ndeshje, ndërsa rotacioni nuk mungon as nga Fonseca.

Juventus: Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Frabotta; Rabiot, Muratore, Matuidi; Zanimacchia, Higuain, Bernardeschi

RomaFuzato; Smalling, Ibanez, Fazio; Zappacosta, Villar, Veretout, Calafiori; Zaniolo, Perotti; Kalinic

/Telegrafi/

The post Juventusi luan me ekip të dytë ndaj Romës, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Vdes edhe një person nga coronavirusi, viktima e 16 brenda 24 orëve në Kosovë

Edhe një person ka humbur betejën me COVID-19, pasditen e së premtes në spitalin e Gjilani.

Ky është rasti i 16 i vdekjes së pacientëve me COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit.

Fjala është për një 77 vjeçar nga Kamenica që ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i këtij spitali, Ukshin Ismaili.

“Pas orës 15:00 sot ka ndërruar jetë edhe një person që ka pasë sëmundje të tjera dhe ka qenë me një anemi të rëndë që fatkeqësisht nuk mundi t’i përballojë”, ka thënë Ismaili.

I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik.

The post Vdes edhe një person nga coronavirusi, viktima e 16 brenda 24 orëve në Kosovë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Parkoi veturën në gjelbërim, dënohet me 200 euro një person në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është dënuar me 200 euro një person i cili kishte parkuar veturën e tij në hapësirën me gjelbërim në kryeqytet.

Ahmeti më herët kishte postuar fotografinë e veturës së parkuar në pjesën e gjelbëruar, teksa kishte njoftuar se rastin do ta denonconte në Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Euro”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

The post Parkoi veturën në gjelbërim, dënohet me 200 euro një person në Prishtinë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Trump po mendon ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Presidenti Donald Trump pohoi se administrata e tij po “shikon mundësinë nëse mund të marrë një vendim për mbylljen e aplikacionit “TikTok” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Aplikacioni i mediave sociale është në pronësi të një firme kineze – megjithëse dyshohet se drejtohet nga një CEO amerikan, raporton theindependent.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime në lidhje me qeverinë kineze duke përdorur të dhëna private dhe personale përmes telefonave celularë të amerikanëve.

Presidenti i quajti veprimet e asaj dhe kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë “shumë të këqija”, por nuk hyri në specifika, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kohët e fundit paralajmëroi amerikanët që përdorin TikTok-un.

“Në lidhje me aplikacionet kineze në celularët e njerëzve, mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do ta marrin këtë të drejtë”, tha ai. “Unë nuk dua të dal para Presidentit [Donald Trump], por është diçka që ne po e shyqrtojmë mundësinë”, shtoi Pompeo.

Ndryshe, kompania ka njoftuar se rreth 800 milionë njerëz kan shfrytëzuar njëherë shërbimet e aplikacionit. /Telegrafi/

The post Trump po mendon ta ndalojë TikTok-un në SHBA appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

​Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.

Ministrja Bajrami e njoftoi Paolucci me punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë. Ajo falënderoi përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.

Nga ana e tij Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve zhvillimore aktuale dhe përgatitjes së atyre vijuese.

The post ​Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Ahmeti: Janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, se në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik.

Ai ndër tjera ka shkruar se 53 nga ta janë 53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin), transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ahmetit

Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.

Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.

53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)

35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

15 punëtorë komunal prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

103 testime

17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)

12 me antitrupa IGG

P.S. bashkangjitur eshte nje grafikon qe shpjegon shfaqjen e antitrupave (proteinave) IGG dhe IGM.

The post Ahmeti: Janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com