Vapë edhe përgjatë fundjavës në Kosovë

Moti i nxehtë do të mbajë mbi vendin tonë edhe përgjatë fundjavës, me mundësi për rrebeshe e bubullima gjatë orëve të pasdites. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme vjen freskia.

Sipas Prishtina Weather vala e nxehtësisë, që ka përfshirë vendin ditëve të shkuara, do të vijojë edhe përgjatë ditëve të para të korrikut.

Do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare, transmeton Telegrafi.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.

Edhe të dielën do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lehtë në vlera të larta. /Telegrafi/

e mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Vapë edhe përgjatë fundjavës në Kosovë appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Qeveria e Maqedonisë thërret seancë në orën 20:15

Shërbimi për Informim i Qeverisë, njofton se sonte me fillim në ora 20.15 do të mbahet seanca e 57-të e Qeverisë së RMV-së.

Nuk jepen detaje tjera për rendin e ditës, kurse nga press-shërbimi i Qeverisë njoftojnë se pas përfundimit të seancës do të ketë komunikatë për media.

Seanca e sotme e Qeverisë, vjen në kohën kur autoritetet e vendit konfirmuan mbërritjen e propozimit francez që siç u tha do t`i nënshtrohet një konsultimi të gjerë dhe deklaratës së Presidentit Macron nga Samiti i NATO-s në Madrid, se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kontestin Shkup – Sofje.

 

 

The post Qeveria e Maqedonisë thërret seancë në orën 20:15 appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Madrid.

Ai me këtë rast kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Para fillimit të punimeve të Samitit, Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimi me mikpritësin Pedro Sánchez, kryeministër i Mbretërisë së Spanjës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Para nisjes së punimeve të seancës plenare të Samitit, kryeministri Rama u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. /Telegrafi/

The post Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Mala: Serbët e monopolizuan betejën e Kosovës

Historiani Mehmet Mala ka thënë se festa e Vidovdanit, është tendencë e Serbisë për të shprehur shovinizmin dhe paragjykimet e së kaluarës.

“Rasti i betejës së Kosovës është një shembull eklatant i bartjes së një ngjarjeje prej rrafshit historik në atë politik”.

Historiani Mala në emisionin “Five”, ka thënë se serbët përmes kësaj beteje, përmes kësaj humbjeje, e paraqesin veten si viktimë, për një kauzë, për mbrojtjen e Evropës dhe krishterizmit.

Sipas tij, përdorimi i kësaj beteje për arsye politike, është në mentalitetin kolektiv serb.

Ai tha se vetë kushtet strategjike dhe ushtarake, e zgjodhën Kosovën që të jetë vend ku zhvillohet beteja.

Për këtë demitizim të kësaj beteje nga ana e Serbisë, Mala ka thënë se rol të madh luan edhe kisha serbe.

“Demitizim dhe kthim i binarëve normal të kësaj beteje në mentalitet të Serbisë, është vështirë, sepse rol të madh luan kisha serbe, mentaliteti i ushqyer vazhdimisht nga kjo kishë, për qëllime shovene nuk lejon që të devijojë, nuk kemi çka të bëjmë tjetër, veq se përmes argumenteve historike ta zhveshim nga mitologjia këtë ngjarje”, ka shtuar Mala.

Tutje tha se mbajtja e kësaj feste në Kosovë, është sepse Kosova si një shtet demokratik zhvillohet në drejtim të normave dhe parimeve, dhe nuk mund që ti ndalë manifestimet e tilla, sepse siç thotë ai do konsiderohej si cenim i drejtave të serbëve.


​Serbët kremtojnë me provokime betejën e humbur të Kosovës
​Serbët kremtojnë me provokime betejën e humbur të Kosovës

“Ne si shtet demokratik, që zhvillohemi në drejtim të normave dhe parimeve, manifestimet e tilla nuk mund ti ndalim, sepse ata do e manipulojnë si cenim të drejtave të tyre, nuk duhet të i tolerojmë elementet nacionale, shovene që e prishin klimën e qetësisë në Kosovë”, ka shtuar Mala.

Ndërsa për Manastirin e Deçanit, ai ka thënë se çështja e pazgjidhur të pronave të manastirit është e politizuar.

“Monumentet e kultit të krishterë janë politizuar skajshmërisht nga politika serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, historia e këtyre pronave është e komplikuar, sepse në kohën e dominimit dhe pushtimit të Kosovës, në këtë drejtim, shumica e manastireve ose kishave, kanë pasur pronat e veta që janë dhënë në formë të aktdhuratave të ndryshme.

“Nëse ndjeket parimi mesjetar, atëherë manastiri duhet të i takojë gjysmës së Ballkanit”, ka thënë ai.

Më tej ai theksoi se institucionet e Kosovës, si si Gjykata Kushtetuese, duhet ta sjellin vendimin në formën më të mirë të mundshme për Manastirin e Deçanit.

Të martën e 28 qershorit, shumë serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Teksa këndonin këngë nacionaliste, në mesin e flamujve është parë edhe një i atillë me hartën e Kosovës dhe një mbishkrim ku thuhet se “s’ka dorëzim” duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.RTVD/Telegrafi.

The post Mala: Serbët e monopolizuan betejën e Kosovës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Rritet numri i të vdekurve dhe lënduarve, në sulmin rus me raketa mbi qendrën tregtare në Kremenchuk

Numri i viktimave nga sulmi me raketa mbi një qendër tregtare në Ukrainë, nga çasti në çast po rritet.

Dy raketa ruse një orë më parë goditën një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk, brenda të cilës në ato momente gjendeshin mbi 1.000 civilë, transmeton Telegrafi.

Lajmin për sulmin dhe numrin e viktimave të identifikuara deri më tani, e ka dhënë guvernatori rajonal Dmytro Lunin, i cili tha se të paktën 10 persona deri më tani janë identifikuar se kanë humbur jetën, dhe 40 tjerë janë lënduar rëndë.


Nga sulmi i ushtrisë ruse në qendrën tregtare në Ukrainë, humbin jetën të paktën dy civilë dhe 20 tjerë lëndohen
Nga sulmi i ushtrisë ruse në qendrën tregtare në Ukrainë, humbin jetën të paktën dy civilë dhe 20 tjerë lëndohen

“Nuk e dimë sesa njerëz mund të jenë nën rrënoja”, shtoi guvernatori rajonal.

Pamjet e tymit të zi dhe zjarri mbi këtë qendër tregtare i ka publikuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Megjithatë Lunin shpreson se do të arrijnë të gjejnë shumë civilë të gjallë, që mund t’i kenë shpëtuar sulmit me raketa të realizuar nga ushtria ruse. /Telegrafi/

The post Rritet numri i të vdekurve dhe lënduarve, në sulmin rus me raketa mbi qendrën tregtare në Kremenchuk appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Milani zgjedh mes Asensios dhe Ziyechit

Milani duhet të zgjedhë midis Hakim Ziyech të Chelseat dhe Marco Asensio të Real Madridit për të përforcuar vijën e parë këtë verë, duke e zhvendosur përparësinë nga një qendërmbrojtës në një sulmues.

Kuqezinjtë kishin rënë dakord për kushtet personale me Sven Botman, por u mundën në një luftë ofertash nga Newcastle United.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi nuk ishte i gatshëm të ofronte 30 milionë euro për një mbrojtës kur menduan se prioriteti ishte forcimi i sulmit dhe mesfushës.


Milani projekton transferimin e Dybalas
Milani projekton transferimin e Dybalas

Burimet e tyre në vend të kësaj do të përqendrohen në forcimin e këtyre opsioneve për trajnerin Stefano Pioli, dhe ekziston një zgjedhje midis dy objektivave kryesore.

Ziyech do të ishte i disponueshëm në një huazim me opsion blerje nga Chelsea dhe agjenti i lojtarit thuhet se ia ofroi atë kampionëve të Serie A.


Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë
Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë

Megjithatë, Milani do të preferonte Asension, i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe ende vetëm 26 vjeç.

Sipas Diario AS, Real Madridi besohet se po kërkon 40 milionë euro, ndërsa oferta do të ishte 30 milionë euro dhe ky është një hendek që mund të kapërcehet.

Ai luan kryesisht në të djathtë, gjë që do t’i jepte më shumë ekuilibër sulmit Rafael Leao në të majtë. /Telegrafi/

The post Milani zgjedh mes Asensios dhe Ziyechit appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Presidenti i UEFA-s e lë Italinë me ‘gishta në gojë’ për organizimin e Euro 2032

Italia është një nga vendet kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion për të cilin janë në garë edhe Turqia e Rusia. Vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.

“Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Ligën e Kampionëve, është e pabesueshme! Turqia është një rival i fortë. Kam biseduar shumë me Gravinën (presidenti i FIGC)”.


Për ta bërë më atraktive, UEFA synon të jetësojë planin e "çmendur" për kualifikim në Ligën e Kampionëve
Për ta bërë më atraktive, UEFA synon të jetësojë planin e “çmendur” për kualifikim në Ligën e Kampionëve

“Besoj se edhe qeveria e bashkitë e kanë kuptuar rëndësinë e organizimit të një Evropiani, por stadiumet kanë nevojë për garanci të forta”, ka deklaruar Ceferin.

Duket se UEFA nuk është e bindur nga infrastruktura e stadiumeve italiane dhe u ka bërë me dije se vështirë se mund ta fitojnë një organizim të tillë.

Përveç stadiumeve si “San Siro”, “Allianz Stadium” dhe “Olimpicoa”, stadiumet tjera lënë shumë për të dëshiruar, kur flasim për organizimin e Kampionatit Evropian. /Telegrafi/

The post Presidenti i UEFA-s e lë Italinë me ‘gishta në gojë’ për organizimin e Euro 2032 appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Lea Seydoux në bisedime për të luajtur në vazhdimin e dytë të “Dune”

Lea Seydoux është në bisedime për të luajtur rolin e Lady Margot në vazhdimin e filmit “Dune” (“Dune Part 2”).

Aktorja franceze u bë e njohur për rolet “Mission: Impossible – Ghost Protocol” me Tom Cruise, si dhe duke luajtur krahas Daniel Craig në filmat për James Bondin, “Spectre” dhe “No Time to Die”.

Ajo tash është në bisedime për të luajtur në vazhdimin e filmit të bazuar në romanin e Frenk Herbert, me regji të Denis Villeneuve, i cili e ka adaptuar edhe skenarin së bashku me Jon Spaihts.

(Foto: Fashionista)

Në këtë mënyrë, 36-vjeçarja do t’i bashkohej ekipit të aktorëve të përbërë nga emra, si Timothee Chalamet, Rebecca Ferguson, Zendaya e Josh Brolin – të cilët pritet t’i përsëritin rolet e tyre.

Po ashtu, së fundmi janë konfirmuar edhe Florence Pugh, Christopher Walken e Austin Butler, të cilët do të jenë pjesë e projektit.

Në pjesën e parë të historisë, Lady Margo nuk ka një rol të madh, për të marrë një hapësirë më të madhe në vazhdimin e dytë, dhe kjo është ndoshta një nga arsyet pse producentët vendosën për yllin në ngritje.

“Dune: Part Two” pritet të hyjë në produksion këtë vjeshtë, ndërsa qëllimi është të shfaqet në kinema në tetor të vitit 2023. /Telegrafi/

(Foto: Slash Film)

The post Lea Seydoux në bisedime për të luajtur në vazhdimin e dytë të “Dune” appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

comment Add Comment

Jo të gjitha këpucët dhe fundet shkojnë së bashku, por këto katër kombinime janë perfekte

Do të ishte bukur nëse kombinimet e fundeve dhe këpucëve do të ishin klasike dhe nuk do të ndryshonin kurrë, por nuk është ashtu.

Shumë prej artikujve të përfshirë në marrjen e formulave “të duhura” së bashku do të qëndrojnë tashmë në veshjet tuaja – shpesh është thjesht një rast për të parë se çfarë ndihet më e përshtatshme tani për tani.

Për shembull, ju mund të keni lënë pas dore ato sandale sportive, të dendura që keni blerë për një festë aventureske, por tani ato janë gjëja më trendi për t’u veshur me një fund treçerekësh.

Sigurisht, ka alternativa më të vlefshme për secilën fund, dhe ne kemi paraqitur ato më poshtë, por katër pamjet e theksuara në të vërtetë janë më aktuale.

Fund treçerekësh + sandale sportive

Fund i lirshëm + atlete

Fund i gjerë i shkurtër + sandale të sheshta

Fund i drejt + taka

/Telegrafi/

The post Jo të gjitha këpucët dhe fundet shkojnë së bashku, por këto katër kombinime janë perfekte appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com

Pronarët e shitoreve në Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit ankohen për parregullësi të shumta në objekt

Pronarët e shitoreve në Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit (GTC) sot në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën para objektit të qeverisë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve të shumta në qendrën tregtare dhe zbatimin e legjislacionit.

Ata thonë se që tre vite alarmojnë për menaxhimin joekonomik të qendrës tregtare, se matësit e rrymës në këtë qendër janë “të kohës së Titos” dhe paguajnë fatura paushalle për energjinë elektrike dhe shërbimet e tjera, që është në dëm të tyre dhe shtetit.

Bizneset kërkojnë kontrata të drejtpërdrejta furnizimi nga një furnizues i licencuar i energjisë elektrike, menaxhim të përbashkët nga të gjithë pronarët e bizneseve në atë qendër, kontrata për ngrohje qendrore me një furnizues të licencuar dhe ngrohje të kontrolluar nga një organ i përbashkët administrativ i qendrës tregtare.
Sot askush nga Qeveria nuk i ka pritur në takim shitësit, por ata janë përgjigjur se së shpejti do të thirren për bisedime.

Në nëntor të vitit të kaluar, gazetarët hynë në bodrumin e qendrës tregtare të Shkupit të njohur ndryshe si GTC, ku zbuluan pajisje për gërmimin e kriptomonedhave.

Pronarët e dyqaneve janë ankuar se i’u kanë vjehdhur rrymë dhe më pas kanë paguar faturat e larta të energjisë elektrike.

The post Pronarët e shitoreve në Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit ankohen për parregullësi të shumta në objekt appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com