“Ta pastrojmë Kosovën”, nesër me aksion në Komunën e Gjakovës

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër më27 tetor do të organizohet aksioni pastrimi në Komunën e Gjakovës.

Aksioni fillon në ora 12:00, ndërsa lokacioni që do të pastrohet gjendet te lagjia që njihet si Carrapatok, afër rrugës “Mark Malota”.

Pjesëmarrjen në aksionin e nesërm e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ta Pastrojmë Kosovën”, të enjten ishte në komunën e Skenderajt.

Me mbështetje të kompanive të angazhuara me pajiset e veta motorike dhe me fuqi punëtore, është arritur të t’i eliminohen gjithsej 13 deponi ilegale, duke larguar mbi 290 ton mbeturina inerte dhe mbetje të tjera./Telegrafi.

The post “Ta pastrojmë Kosovën”, nesër me aksion në Komunën e Gjakovës appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com