comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Sveçla e Qalaj dhurojnë vullnetarisht gjak

U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj, u janë bashkëngjitur iniciativës për dhurim vullnetarë të gjakut.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike thuhet se” në këtë kohë të pandemisë me COVID-19, që ka përfshirë vendin tonë dhe shumë vende të tjera të botës, është shumë i nevojshëm sensibilizimi dhe bashkimi i të gjithë qytetarëve, që secili në mënyrën e vetë të ndihmojë.

“Prandaj iniciativa për dhurimin e gjakut në këtë periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme, të cilës u janë bashkëngjitur pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe krerët më të lartë të MPBAP-së dhe Policisë”, vijon njoftimi.

“I jam bashkëngjitur kësaj iniciative për dhurimin vullnetarë të gjakut, si solidarizim me të gjithë ekipet mjekësore që janë në ballë të luftës me këtë pandemi. Të gjithë ne sot, më së miri e kuptojmë se sa është e rëndësishme nevoja për t’iu gjendur qytetarëve pranë, andaj me kënaqësi jemi mobilizuar që përveç obligimeve shtetërore, të tregojmë edhe pjesën tonë qytetare e njerëzore”, theksoi ministri Sveçla.

Me këtë rast Sveçla ka kërkuar që këtë shembull ta ndjekin edhe shumë qytetarë të Kosovës, që të ketë sa më shumë sasi rezerva të gjakut.

Ai tha se populli i Kosovës edhe si traditë, gjithmonë ka ditur të ndihmojë dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, në periudhat më të vështira që kemi kaluar si vend./Telegrafi/

The post Sveçla e Qalaj dhurojnë vullnetarisht gjak appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com