Suksesi i shqiptarëve në ‘Eurovision 2018’, renditja finale e tyre
Edicionin i sivjetmë i Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision ka qenë shumë i veçantë, duke qenë se konkurruan tre shqiptarë, të cilët arritën që të kualifikoheshin edhe në finale.
Falë performancës së tyre dhe interpretimit mbresëlënës, renditja e përgjithshme e tyre pas të gjitha votave ka qenë jashtëzakonisht e mirë.
The Winner of the 2018 #Eurovision Song Contest is ISRAEL! #ESC2018 #AllAboard pic.twitter.com/Myre7yh3YV
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Arritjen më të lartë e pati Eleni Foureira (436 pikë) me këngën “Fuego”, e cila ishte konkurrente e drejtpërdrejtë për ta fituar festivalin, mirëpo përfaqësuesja e Qipros mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.
Ah yeah, ah yeah, ah yeah! @foureira_eleni, just casually setting the #ESC2018 arena ABLAZE
#AllAboard #CYP pic.twitter.com/p79PvU2iTW
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
.@MetaErmal & @FabrizioMoroOff closing tonight’s contest with powerful poetic genius. Bravo
#ESC2018 #AllAboard #ITA pic.twitter.com/K119FUoNC7
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Ermal Meta dhe kolegu i tij, Frabrizio Moro, të cilët e përfaqësuan Italinë, u renditën në vend të pestë me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

Votat e jurisë (Foto: Eurovision.tv)
Ishte një sukses edhe për Eugent Bushpepën, i cili pas votave të jurisë ishte i shtati në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut, përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall” u rendit në vend të 11-të.

Renditja finale pas votave të publikut (Foto: Twitter)
Vlen të theksohet se Shqipëria nuk i harroi dy shqiptarët që i përfaqësuan vendet tjera. Eleni Foureira (Qipro) mori 10 pikë nga vendi amë, kurse Ermal Meta (Itali) mori pikët maksimale, 12.
Those notes from @bushpepaeugent never fail to blow us away. He’s just taken the roof off the arena here in Lisbon! #ESC2018 #AllAboard #ALB pic.twitter.com/6kMQENYMMv
— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018
Nuk ka dyshim se ky sukses i artistëve tanë i gëzon të gjithë shqiptarët, të cilët kanë shpresuar që ndonjëri prej tyre të triumfonte këtë edicion në Festivalin Evropian të Këngës. /Telegrafi/
The post Suksesi i shqiptarëve në ‘Eurovision 2018’, renditja finale e tyre appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com