Spasovski në takim me realizuesit e “Honeyland”: Faleminderit që na bëtë krenar

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, sot ka pritur në takim autorët e filmit dokumentar “Honeyland”, i cili u nominua në dy kategori për çmimin Oskar.

Duke i përshëndetur regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, producentit dhe montazherin Atanas Georgiev dhe kinematografin Samir Luma, Spasovski i uroi për suksesin dhe ju ndau mirënjohje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju falënderoj që na bëtë krenar me çmimet dhe nominimet. Sukseset tuaja janë të mëdha dhe ne si qeveri kemi sjellë disa përfundime në lidhje me shprehjen e mirënjohjes për suksesin dhe realizimin tuaj”, tha Spasovksi, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hysni Ismaili.

Siç thonë nga qeveria, ekipi i “Honeyland” shprehu kënaqësi për interesin dhe vendimet e qeverisë, duke shprehur pikëpamjet e tyre për përmirësimin e kushteve të kinematografisë në vendin tonë, duke bërë sugjerime për një prezantim më të suksesshëm të filmave dhe festivaleve tona në skenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Spasovski në takim me realizuesit e “Honeyland”: Faleminderit që na bëtë krenar appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com