Sot dëshmuan ish-anëtarët e KSHZ-së, seanca e radhës për “Titanik 2” më 31 tetor

Gjykimi për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013, do të vazhdojë më 31 tetor.

Sot, pas pushimit të dytë, seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Violeta Duma dhe Subhi Jakupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pandehuri Ibrahimi, i cili i parashtroi disa pyetje Dumës, ndërsa kanë të bëjnë me detyrimet ligjore dhe vendosjen për ankesat e anëtarëve të KSHZ-së, si dhe për bisedime që kanë ardhur nga vendvotime nga Struga dhe Kërçova, në disa raste i është tërhequr vërejtja nga gjykatësi Ognen Stavrev se pyetjet nuk kanë të bëjnë me rastin konkret.

Me replikë nervoze u kyç edhe i akuzuari Menduh Thaçi, i cili theksoi se për shkak të kësaj ankese ai ka humbur 55.000 vota, duke parashtruar konstatime për dëshmi që nuk janë marrë parasysh. Në atë Fetai potencoi se “Nëse keni dëshmi jepini. Zoti Thaçi ju dëgjoj dy vite”.

Avokati i Sasho Mijallkov, Petar Vasilev i propozoi dëshmi Jakupit, për çka gjykatësi Stavrev tha se nuk mundet që Jakupi ta vlerësojë dëshminë, ndërsa prokurorja Fetai reagoi se dëshmitari nuk mund të japë mendim ekspert për dëshmi.

Në “Titanik 2” akuzohen kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev./Telegrafi/

The post Sot dëshmuan ish-anëtarët e KSHZ-së, seanca e radhës për “Titanik 2” më 31 tetor appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com