Të gjithë e dimë që në enëlarëse gjatë larjes së enëve përfundojnë mbetjet e ushqimit, prandaj është shumë me rëndësi që ajo të jetë e pastër
Enëlarësja është një ndër elementet më të ndotura në kuzhinë, prandaj duhet kërkuar mjetet të cilat do ta pastrojnë më së miri.
E gjitha që ju duhet është mielli dhe enëlarësja është krejtësisht e pastër dhe e shkëlqyer, transmeton Telegrafi.
Udhëzimet janë këto:
Pastrojeni dhe dezinfektoni ashtu siç e bëni zakonisht.
Thajeni me leckë të pastër apo me peshqir kuzhine.
Në enëlarëse qitni miell një të katërtën e filxhanit dhe me leckë fërkojeni sipërfaqen e enëlarëses me lëvizje rrethore.
Mos e shpëlani, por me leckë eliminoni mbetjet e miellit. /Telegrafi/
The post Si ta pastroni enëlarësen me ndihmën e miellit appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com