Si rrallë herë, Ermal Fejzullahu emocionohet dhe përlotet në emision
Këngëtari Ermal Fejzullahu është shumë i dashur për publikun shqiptar për këngët e tij.
Ai vazhdon të jetë aktiv në tregun muzikor shqiptar me projekte, koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.
Duke qenë një natyrë e fortë, të rralla kanë qenë rastet kur Ermali emocionohet apo përlotet në ekran.
Por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur gjatë realizimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, në të cilin Ermali është i ftuar këtë të shtunë.
Ka qenë nëna e këngëtarit, Nera Fejzullahu, ajo e cila ka publikuar një fotografi të djalit të saj në InstaStory, ku shfaqet i përlotur gjatë xhirimeve të emisionit.

Foto: Nera Fejzullahu/InstaStory
Arsyeja e kësaj përlotje duket të ketë qenë befasia që Ermali ka bërë për një nga fanset e tij.
Sido që të jetë, duket se kësaj radhe ai shfaqi një anë tjetër të tij, të cilin nuk e kishim njohur më parë. /Telegrafi/

Foto: Nera Fejzullahu/InstaStory
The post Si rrallë herë, Ermal Fejzullahu emocionohet dhe përlotet në emision appeared first on Telegrafi.
Burimi: telegrafi.com