comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Si mund të renditet Chelsea në ndeshjen e parë të Lampardit si trajner i tyre në Ligën e Kampionëve

Frank Lampard nuk do të mund të llogarisë në Antonio Rudigerit për përballjen ndaj Valencias në kuadër të Ligës Kampionëve.

Mbrojtësi qendror dhe Emerson Palmieri nuk morën pjesë në stërvitjet që u zhvilluan sot në Cobham, derisa trajneri i The Blues po mendon strategjinë ndaj spanjollëve.

Formacioni i parë i Lampardit ndaj Valencias mund të jetë në skemën 3-4-3 me, Fikay Tomorin, Andreas Christensenin dhe Kurt Zouman.

Mesfusha do të ishte e përbërë nga Cesar Azpilicueta, Jorginho, Mateo Kovacic dhe Marco Alonso, ndërsa në sulm janë Mason Mount, Christian Pulisic dhe Tammy Abrahm.

 

Formacioni i dytë do të përbëhej nga skema 4-2-3-1, në mbrojtje me , Azpilicuetan, Tomorin, Christensenin dhe Alonson.

Mesfushor defanziv do të ishin Jorginho dhe Kovacic, gjersa para tyre do të ishin Pedro, Mount dhe Pulisic, me Abramhanin të vetmuar në sulm. /Telegrafi/

Formacioni 3-4-3

Formacioni 4-2-3-1

The post Si mund të renditet Chelsea në ndeshjen e parë të Lampardit si trajner i tyre në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com