Si erdhi ngjyra e kaltër në Evropë?

Para 1000 vjetëve, tregtarët arabë kishin vërejtur se në Evropë nuk kishte ngjyrë të kaltër. Në piktura dhe freska përdorej një ngjyrë e përshkëllyer në mes të kaltrës dhe bojëhirit e cila nuk kishte shkëlqim e as nuk qëndronte gjatë. Prandaj, tregtarët arabë në Venedik e sollën ‘lapis lazulin’ lëndën e parë të ngjyrës së kaltër e cila gjendej në një minierë në Afganistan. Në ato pjesë të botës, atëherë kjo ngjyrë përdorej me të madhe, por në Evropë nuk dihej se ekzistonte.

Kjo ngjyrë do ta ndryshonte artin dhe historinë. Në fillim kisha vuri monopol mbi këtë ngjyrë dhe shitej më shtrenjtë se ari. Përdorej vetëm në freska ku paraqitej Parajsa, kurse te njerëzit lejohej të përdorej vetëm kur ngjyrosej pjesa e epërme e veshjes së Shën Mërisë (Mejremes).

Titiani (1490-1576) i theu rregullat dhe e përdori këtë ngjyrë kudo që ia merrte mendja dhe krijoi një lloj revolucioni në art. Pastaj e përdorën tjerët përfshirë Pablo Pikason, cili e përdori në fillim të karrierës së tij në Paris. Pastaj, të tjerët dhe sot pa këtë ngjyrë nuk mund të ketë art.

Në këtë video, James Fox, profesor i njohur i historisë së artit, në mënyrë të mahnitshme ofron detajet e rrugëtimit dhe efektin që kjo ngjyrë krijoi në art dhe histori. Ky është episodi i tretë dhe në tri tjerat ai paraqet historinë e artit nëpërmes ngjyrave tjera. Janë këto katër episode mbresëlënëse të BBC-së, të cilat duhet të shikohen nga secili që u intereson arti dhe historia. /D. D./Telegrafi/

The post Si erdhi ngjyra e kaltër në Evropë? appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com