comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Shyhrete Behluli shprehet e lumtur që u bë sërish gjyshe

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë më se e lumtur ditën e sa martës.

Kjo pasi pikërisht në këtë ditë, ajo u bë gjyshe për herë të dytë.

Vajza e saj Njomza ka sjellë në jetë një djalë, dhe këtë e ka bërë të ditur vet mamaja e saj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

“Sot një fali Zoti edhe një nip. U gëzoftë çdo shtëpi qysh jemi gëzuar ne”, ka shkruar këngëtarja Behluli në fotografinë e ndarë me ndjekësit.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet dhe komentet që Shyhretja ka marrë nga fansat në hapësirën për komente.


Të gjitha lajmet nga Estrada ShqiptareTë gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Behluli vazhdon të jetë mjaft aktive me këngë e koncerte të shumta, gjersa nuk mungon edhe nëpër ahengje e dasma të ndryshme.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për publikun këngën e saj më të re. /Telegrafi/

The post Shyhrete Behluli shprehet e lumtur që u bë sërish gjyshe appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com