Shtatë të vdekur nga COVID në Shqipëri, bie numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3.667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 789 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 1824 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

The post Shtatë të vdekur nga COVID në Shqipëri, bie numri i rasteve të reja appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com