comment Add Comment
E publikuar më I përditësuar i fundit

Shkëndija dhe Armend Alimi pas shtatë vitesh ndaj rrugët

Shkëndija dhe Armend Alimi kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

Pas shtatë vitesh dhe pesë trofeve të fituar, kapiteni nuk do t’i bartë ngjyrat kuqezi.

“KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Armendin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen. Dyert e klubit tonë për Armendin do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen”.

“Rikujtojmë që Armendi skuadrës sonë iu bashkëngjit në vitin 2014 dhe ky ishte sezoni i tetë garues i tij në fanellën kuqezi”.

“Me fanellën e tij me numrin 5, ishte lojtari më i rregullt në mesfushën e Shkëndijës. Armendi për klubin tonë shënoi gjithsej 45 gola dhe qindra asistime, ndërsa më shumë shkëlqeu pikërisht në ndeshjet më të vështira, ato të garave evropiane”.

“Në fanellën e Shkëndijës Armendi fitoi gjithsej 5 trofe, tre herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy herë trofeun e Kupës. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Armend. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

The post Shkëndija dhe Armend Alimi pas shtatë vitesh ndaj rrugët appeared first on Telegrafi.


Burimi: telegrafi.com